PDK-ja shtrihet në veri

Partia e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi po planifikon që brenda pak ditësh ta themelojë degën e saj në Leposaviq. Koordinatori i zgjedhjeve në Partinë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka thënë se puna me strukturat e partisë në terren në veri të Kosovës nënkupton konsolidim të subjektit.

“Në Zveçan dhe në Zubin – Potok i kemi pasur degët dhe ato gjithmonë janë aktive për aq sa ka banorë në atë pjesë. Zubin – Potoku e ka Qabrën, e cila është qendër, ndërsa në Zveçan është themeluar më vonë”, ka shpjeguar Musmurati për Express.

“Ndërkaq në Leposaviq i kemi pasur tri nëndegë në tri fshatra dhe tash po e bëjmë degën edhe aty”, ka thënë ai.

Koordinatori i zgjedhjeve të PDK-së ka bërë ndarjen mes përgjegjësisë që kjo parti ka në qeverisjen e vendit, ndonëse duke qenë në krye të Ekzekutivit ajo nuk po gjen mënyra për ta shtrirë sovranitetin në atë pjesë të vendit, ashtu siç po arrin si parti.

“Ne punojmë me degët tona, ne po flasim për partinë, ndërkaq kur flasim për Qeverinë ajo është punë e saj, e organeve të shtetit”, ka thënë ai, që përveç funksioneve në parti, është edhe zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

“Po si subjekt politik po themelojmë degë, ata le të dalin në zgjedhje, le të garojnë dhe le të zënë pozicione në komunë”.kohaislame

Artikulli paraprakParalajmërime për autonominë e veriut
Artikulli vijuesGrushte në Parlamentin e Moldavisë