Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connel, ka zhvilluar një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.Lajmin për këtë zhvillim dhe pamje të këtij takimi janë bërë të ditura në faqen zyrtare të Vetëvendosjes në Facebook.
“Nga takimi i sotëm me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connel, me të cilin diskutuam rreth situatës politike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e takimit.
O’Connel para pak ditësh në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, pati deklaruar se ka kohë që nuk zhvillon takime me asnjë nga anëtarët e Vetëvendosjes.
“Unë nuk flas më me Vetëvendosjen tash për tash sepse nuk kemi për çfarë të flasim. Nuk është debat kur përdoret dhuna. Është vetëm mohim i debatit, i demokracisë”.
“Nëse qytetarët mendojnë që dikush ka gabuar, le të mos votojnë më për të. Le të zgjidhet dikush tjetër”.“Le të marrin qytetarët përgjegjësinë që të zgjedhin atë që është më i mirë, më i vlefshëm”, pati thënë O’Connel.