PDK s’ka vendosur ende për zëvendësuesin e Grabovcit

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka caktuar personin që do ta zëvendësoj Adem Grabovcin, i cili ditë më parë ofroi dorëheqje nga posti i Shefit të Grupit Parlamentar.

Ndërsa emrat që janë lakuar në media kanë qenë të; Zenun Pajazitit dhe Hajdar Beqajt. Mirëpo, asnjëri s’po del të jetë kandidat për këtë post.

Deputeti Pajaziti në një prononcim për “Indeksonline” ka demantuar zërat se ai do ta ketë postin e të parit të deputetëve të PDK-së.

“Ne ende s’kemi mbajt takim si parti as nuk ka ndonjë mendim rreth kësaj çështje”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Grabovci, i cili për më shumë se dy mandate ishte Shef i Grupit, ka dhënë dorëheqje pas publikimi të disa audio-incizimeve ku protagonistë janë zyrtarët e PDK-së. /Indeksonline/

Artikulli paraprakSipas drejtoreshës së INPO-s, emërimi i rrugës Ferizaj-Gjilan “Beau Biden” është i kundërligjshëm
Artikulli vijuesVetëvendosje fton për protestë gjithëpopullore më 1 shtator: nuk do të lejojmë ratifikimin e Demarkacionit