Dr Zakir Naik ka qenë cak i akuzave për terrorizëm ditëve të fundit, pas sulmit vetëvrasës në Bangladesh. Shumë mediume i kanë bërë presion duke bërë shpifje ndaj personalitetit duke e lidhur me rryma të terrorizmit.
E kanë ndaluar transmetimin e telivizionit të tij PeaceTV se kinse përmes këtij kanali po përhapet frymë ekstreme. Po reagimi i njerëzve të ndryshëm në përkrahje të Zakir Naikit ka qenë shumë i madh. Mbi 60 mijë nënshkrime janë mbledhur në peticionin për ndaljen e shpifjeve ndaj tij.
Gazeta “The Daily Star” ka kërkuar falje dhe ka thënë se nuk e ka akuzuar Zakir Naikin për frymëzim të terrorizmit.
Të shumët janë ata që kanë dal në mbrojtje të Zakir Naikit, duke e kundërshtuar këtë nismë të qeverive dhe mediave të ndryshme duke shpifur për të. Naik është “melhem” për shumë besimtarë përmes debateve dhe krahasimeve mes feve. Në tubimet e tij marrin pjesë deri në 200,000 vetë, ndërsa PeaceTV përcjellet në shumë pjesë të botës./KohaIslame