Norvegji – Shkrirja e akullnajave rrit ndjeshëm nivelin e detit

Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë shpalosën edhe një tjetër herë përmasat e rrezikut përmes hulumtimeve të fundit në akullnajat e Norvegjisë.

Grupi akullnajor i quajtur “Kronebreen”, që shtrihet mbi një sipërfaqe rreth 400 km katrorë në veri të Norvegjisë, ka pësuar një shkrirje me rreth 1 km në 3 vitet e fundit.

Studimet e ekspertëve janë fokusuar mbi këto akullnaja.

Krahas metodave klasike, si pamjet satelitore, të dhënat e Sistemit të Pozicionimit Global (GPS) dhe matjet e temperaturave; shkencëtarët kanë përdorur edhe fotografitë e përshpejtuara.

Një seri fotografish, të shkrepura çdo një minutë, janë shfaqur në mënyrë të përshpejtuar dhe kanë mjaftuar për të demonstruar ndryshimin e frikshëm.

Hulumtimet tregojnë se shkaqet kryesore të shkrirjes janë uji i ngrohtë në bazën e akullnajave dhe temperaturat e larta të ajrit në atmosferë.

Shkrirja e akullnajave ka një rol madhor edhe në rritjen e nivelit të detit.

Sipas specialistëve, shkaku më i rëndësishëm i këtyre zhvillimeve është emetimi i karbonit.

Këto studime vënë në pah se një numër i madh qytetesh, mes tyre edhe disa nga më të rëndësishmit në botë, rrezikojnë të mbeten në ujë.

Një rritje me 2 gradë e temperaturës së ujit mund të shkaktojë stuhi rëre, që do të zhduknin bujqësinë në disa zona. Pasoja të tjera mund të jenë gjithashtu mungesa e ujit të pijshëm ose pamjaftueshmëria e tij, por edhe shkatërrimi i shkëmbinjve koralorë e rrjedhimisht i ekosistemeve të tyre aktualisht të pasura.

Realizimi i këtij skenari të zymtë do të nënkuptonte zhdukjen e rreth 30 për qind të gjallesave në planetin tonë./trt/

Artikulli paraprakArsyet pse nuk mund ta braktisni Facebookun
Artikulli vijuesSuksesi historik i fizikanit turk, mati të pamatshmen