Peja e Deçani, në të kuqe për 28 nëntor

Komuna e Pejës dhe e Deçanit do të shënojë 28 Nëntorin me një varg aktivitetesh kulturore, ku qytetarët do të kenë rastin të festojnë këtë datë historike të shqiptarëve.

Gjithashtu, këto dy qytete tanimë janë në fazën përfundimtare të zbukurimit me flamuj kombëtar.
Zëdhënësi i komunës së Pejës, Arjanit Demaj ka thënë se janë përgatitur disa ngjarje të rëndësishme për të festuar bashkërisht 100 vjetorin e shtetësisë së Shqipërisë.

”Së shpejti do të bëhet edhe shpalosja e agjendës nga ana e drejtorisë komunale për kulturë, mirëpo sidoqoftë do të ketë program të pasur kulturor dhe artistit, në kuadër të festimit të pavarësisë së shtetit shqiptar”, ka thënë Demaj.

Ndërkohë që sa i përket stolisjes së qytetit me flamuj kombëtar, Demaj ka thënë se 28 Nëntori do ta gjejë Pejën të mbuluar me flamuj, gjë që do të madhështojë edhe më tepër këtë festë .

Demaj ka thënë se për zbukurimin e qytetit janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë edhe komuniteti i biznesit,por gjithashtu edhe dyqanet afariste do të zbukurohen nga pronarët e tyre.

Edhe komuna e Deçanit ka organizuar një varg aktivitetesh që festa e 28 Nëntorit të jetë sa më madhështore.

Yllarta Thaqi, zëdhënëse e komunës së Deçanit, ka thënë se komuna e Deçanit ka disa muaj që ka nisur me mbajtjen e aktiviteteve të shumta për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Ne kemi nisur me sjelljen e shtatores së Isa Boletinit në fshatin e tij të lindjes në Isniq, pastaj nga komuna shumë aktivitete ia kemi kushtuar kësaj date të rëndësishme , po ashtu ka pasur edhe organizime nga grupe të ndryshme të cilat e madhështojnë edhe më shumë shtetësinë e Shqipërisë” është shprehur Thaqi.kohaislame

Artikulli paraprakBE e SHBA kushtëzojnë Greqinë për Maqedoninë
Artikulli vijuesEGJIPTI DREJT NJOHJES SË PAVARËSISË