Suspendohen tre zyrtarë policorë, u zunë duke fjetur

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka marrë vendim që të suspendoj tre zyrtarë policorë, për 48 orë, si dhe të fillojë procedurat e nevojshme disiplinore, konform rregulloreve në fuqi.

Burime të Kosovapressit bëjnë të ditur se suspendimi i tyre ka ardhur për shkak se gjatë orarit të tyre të punës, dy policë ishin zënë duke fjetur derisa ishin në orarin zyrtarë të punës në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë.

Ndërsa, zyrtari tjetër i suspenduar është mbikëqyrësi i dy policëve, pasi nuk e ka kryer detyrën e tij në mbikëqyrjen e ndërrimit, në këtë rast patrullës në fjalë.

Pas këtij suspendimi, do të fillojë edhe hetimi i brendshëm nga departamenti disiplinor për të parë se sa janë shkelur rregullat dhe pastaj për marrë një vendim tjetër.

Që të tre zyrtarët janë të punësuar në stacionin policor qendra në Prishtinë.kohaislame

Artikulli paraprak"Monstra", bllokohet ekstradimi Kosovë – Maqedoni
Artikulli vijuesBeqaj emërohet ministër i Financave, Ismajli i Zhvillimit Ekonomik