Pema e ullirit është një pemë e begatë

Argumentet që tregojnë se pema e ullirit është një pemë e begatë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është dritë e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet nga (vaji i) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet, as i lindjes, as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri.” (En Nur, 35)

Ebu Usejd Ensari, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, alejhi selam,   ka thënë: “Vajin e ullirit pijeni dhe lyhuni me të, sepse ai del nga një pemë e begatë.” (Tirmidhiu, Ahmedi, Hakimi)

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, alejhi selam,   në një transmetim tjetër ka thënë: “Vajin e ullirit përdoreni në vend të gjellës.” (Ibn Maxhe)

Kurse në një transmetim të Daremiut, profeti, alejhi selam,   ka thënë:“Vajin e ullirit pijeni, sepse ai është i begatë.”

Dobitë:

Duke përmendur mirësitë që u ka dhuruar njerëzve, Allahu thotë:“Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe gjellë për ngrënësit,” (El Mu’minun, 20)

Begatitë dhe dobitë e pemës së ullirit janë të shumllojshme. Ajo është një pemë me fryte të ngrënshme; prej saj nxirret vaj që përdoret për gjellë, për lyerje dhe për ndriçim. Vaji i ullirit është vaji më i pastër dhe ka shumë dobi mjekësore. Druri i kësaj peme përdoret për zjarr.

“Kërkimi i begatisë” – Nasir ibn Muhamed el Xhedi

Artikulli paraprakDieta e shëndetshme në mjeksinë profetike
Artikulli vijuesSi të shërosh zemrën tënde