Pendimi i robit e kënaq Zotin

Nga: Imam Lavdrim Hamja – Kenosha, 4 nëntor 2011

O Allah, Ty të falënderojmë për mirësitë dhe begatitë e shumta që na ke dhënë. Ty të falënderojmë për derën e pendimit, të cilën e ke lënë për ne të hapur ditën dhe natën. Falënderimi i plotë të qoftë vetëm Ty o Allah, që e zbriti Kur’anin në të cilin ke thënë: “A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar, që zemrat e tyre të frikësohen prej përmendjes, dhikrit të Allahu dhe prej asaj që Ai ka zbritur?” (Hadid: 16)

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dashurin tonë, Profetin e mëshirës, Muhammedin (a.s), i cili na ka treguar se: “Çdo bir i Ademit është gabimtar, por më i miri i gabimtarëve janë ata që pendohen.” (Ahmed, Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakim…) dhe “I penduari nga gabimi është sikur të mos ketë bërë gabim.” (hadith hasen)

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi familjen e Pejgamberit (a.s), mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ecin në rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Gabimi është cilësi e çdo njeriu dhe në këtë botë nuk ka pasur, nuk ka dhe as nuk do të ketë njerëz, të cilët janë të pagabueshëm, përveç të zgjedhurit e Zotit (xh.sh), Pejgamberët e Tij që Ai me madhërinë dhe urtësinë e Tij i mbrojti prej gabimeve, në mënyrë që njerëzit të gjejnë te të Dërguarit shembullin më të mirë për jetën e tyre. Për këtë cilësi njerëzore asnjë njeri nuk duhet të shqetësohet dhe as të dëshpërohet, sepse Allahu na ka krijuar në një gjendje të tillë, në mënyrë që robi pas gabimit të bërë të ketë mundësi të pendohet dhe Allahu t’ia falë atë gabim. Pejgamberi ynë (a.s) na ka treguar fare qartë duke thënë:

وأخرج مسلم وغيره أن النبي صلى الله عليه وسلم قال { والذي نفسي بيده لو لم تذنبوا لذهب الله بكم ولجاء بقوم يذنبون ويستغفرون الله فيغفر لهم

“Pasha Atë, që shpirti im është në dorën e Tij, sikur të mos bënit gjynahe, Allahu do t’ju kishte zhdukur dhe do të kishte sjellë njerëz të tjerë, të cilët bëjnë gjynahe, i kërkojnë falje Allahut dhe Ai i falë ata.” (Muslim)

Allahu i Madhëruar na ka treguar përmes fjalës së Tij në Kur’an se gabimi nuk është gjynah, sepse Ai vetë e ka vendosur këtë cilësi te njeriu dhe nuk e merr në llogari njeriun për diçka që është e pashmangshme. Por, gjynah është në qoftë se njeriu vazhdon në gabimin e tij dhe tregohet kryelartë, mendjemadh dhe arrogant duke mos kërkuar falje dhe duke mos u penduar për gabimin e bërë.

Kjo gjë shikohet shumë qartë në Kur’an përmes shembullit të Ademit (a.s) dhe shejtanit të mallkuar. Ademi (a.s) gaboi duke thyer urdhrin, pra ndalesën e Zotit (xh.sh) dhe e hëngri pemën e ndaluar, por ai u pendua, i kërkoi falje Allahut dhe Ai e fali. Ndërsa, shejtani i mallkuar gaboi, e theu urdhrin e Zotit të tij duke mos i rënë në sexhde Ademit (a.s), u tregua arrogant, kryelartë, mendjemadhe dhe i mos bindur, nuk u pendua për këtë dhe as nuk kërkoi falje, prandaj edhe Allahu (xh.sh) e largoi nga mëshira e Tij duke e mallkuar përgjithmonë.

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ ﴿٣٤﴾وَقُلْنَا يَا آدَمُ اسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَـٰذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ ﴿٣٥﴾فَتَلَقَّىٰ آدَمُ مِن رَّبِّهِ كَلِمَاتٍ فَتَابَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ ﴿٣٧﴾

Dhe i thamë engjëjve: Bini në sexhde Ademit dhe ata i ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili kundërshtoi, u tregua mendjemadh dhe ai ishte prej mohuesve. Ne i thamë: O Adem, bano ti dhe bashkëshortja jote në xhenet, hani prej tij çfarë të dëshironi dhe mos ju afroni kësaj peme e të bëheni pre zullumqarëve. … Ademi mori disa fjalë prej Zotit të tij dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai, me të vërtetë është Pranuesi i pendimit, Mëshiruesi.” (Bekare: 34-35, 37)

Ndërsa shejtani i mallkuar kundërshtoi dhe nuk u bind dhe e gjeti ajo që e gjeti prej mallkimit dhe përçmimit në të dyja botët.

فَسَجَدَ الْمَلَائِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ ﴿٣٠﴾إِلَّا إِبْلِيسَ أَبَىٰ أَن يَكُونَ مَعَ السَّاجِدِينَ ﴿٣١﴾ قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ السَّاجِدِينَ ﴿٣٢﴾قَالَ لَمْ أَكُن لِّأَسْجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقْتَهُ مِن صَلْصَالٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ ﴿٣٣﴾قَالَ فَاخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ ﴿٣٤﴾وَإِنَّ عَلَيْكَ اللَّعْنَةَ إِلَىٰ يَوْمِ الدِّينِ ﴿٣٥﴾

“Dhe të gjithë engjëjt, së bashku, iu përulën. (30) Por Iblisi, jo. Ai refuzoi të jetë me ata që iu përulen. (31) O Iblis, – i tha Ai, – Ç’është me ty që nuk u përule?” (32) Nuk më ka hije, – tha, – t’i përulem një njeriu të cilin e krijove nga balta, nga balta e tharë”. (33) Atëherë, pra, dil prej aty, – i tha Ai, ti me të vërtetë je i mallkuar. (34) Dhe mallkimi të ndjektë deri në ditën e kiametit!” (Hixhr: 30-35)

Të nderuar vëllezër dhe motra, jemi në disa ditë të mëdha dhe të begatë, në të cilat mëshira dhe mirësia e Allahut janë të pafundme, veçanërisht për ata robër, të cilët kthehen te Krijuesi i tyre duke i kërkuar falje dhe penduar tek Ai. Kjo është gjëja më e bukur, e cila e gëzon dhe kënaq Zotin (xh.sh). Pejgamberi (a.s) na tregon:

وفي الصحيحين وغيرهما عن عبد الله رضي الله عنه قال سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول { لله أفرح بتوبة عبده المؤمن من رجل نزل في أرض دوية مهلكة معه راحلته عليها طعامه وشرابه فوضع رأسه فنام فاستيقظ وقد ذهبت راحلته فطلبها حتى إذا اشتد عليه الحر والعطش أو ما شاء الله ، قال أرجع إلى مكاني الذي كنت فيه فأنام حتى أموت ، فوضع رأسه على ساعده ليموت فاستيقظ فإذا راحلته عنده عليها زاده وشرابه ، فالله أشد فرحا بتوبة العبد المؤمن من هذا براحلته

“Allahu gëzon më shumë për pendimin e robit të tij se sa një njeri, i cili ndodhet në një tokë të shkretë me kafshën e tij, në të cilën ka ushqimin dhe ujin. Ulet për të fjetur dhe kur ngrihet vë re se kafsha i ka ikur. Kërkon e kërkon derisa etja i shtohet shumë nga të nxehtit, apo derisa do Allahu. Thotë me veten e tij: Do të kthehem në vendin ku isha dhe atje do të fle derisa të vdes. Vendos kokën duke u mbështetur për të vdekur, zgjohet dhe shikon para syve të tij kafshën e vet me ushqim e ujë. Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij besimtar se sa ky njeri.” (Buhariu, Muslimi etj.)

Dhe, qëllimi i jetës së besimtarit në këtë botë është të gëzojë Zotin me veprat dhe sjelljet e tij dhe siç e pamë Allahu gëzohet shumë kur një rob prej robërve të Tij kthehet tek Ai, pendohet me sinqeritet duke thënë: O Zoti im, më fal për gabimet që kam bërë dhe më prano në mëshirën Tënde të pakufishme.

Pejgamberi (a.s), edhe pse Allahu (xh.sh) ia kishte falur të gjitha gabimet, duke ditur se Pejgamberi (a.s) ka qenë i mbrojtur nga gabimet, ai përsëri i kërkonte falje Zotit dhe pendohej tek Ai 100 herë në ditë. Po ne, njerëzit e ditëve të sotme, të cilët gabojmë çdo çast, ditën dhe natën sa herë në ditë dhe në natë duhet të kërkojmë falje dhe të pendohemi? A na mjaftojnë që 4-5 herë në ditë, pas çdo namazi të kërkojmë falje dhe të pendohemi, kur Profeti i Allahut kërkonte falje 100 herë në ditë. Ai (a.s), i cili e ka ditur vlerën dhe rëndësinë e istigfarit dhe pendimit i është drejtuar të gjithë njerëzve duke u thënë:

قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيهِ وَسَلَّمَ : « يَا أَيُهَا النَّاسُ تُوبُوا إِلى اللهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ ، فَإِنِّي أَتُوبُ في الْيَوْمِ مَائَةَ مَرَّةٍ.أخرجه مسلم

“O ju njerëz, pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje Atij, sepse unë pendohem tek Ai 100 herë në ditë.” (Muslim)

وَعَنْ أَبي هُرَيرةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ : سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ : « وَاللهِ إِنِّي لَأَسْتَغْفِرُ اللهَ وَأَتُوبُ إِلَيهِ في الْيَوْمِ أَكْثَرَ مِنْ سَبْعِينَ مَرَّةً . أخرجه البخاري

Në një hadith tjetër Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Pasha Allahun, unë i kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai, më shumë se 70 herë në ditë.” (Buhariu)

Istigfari dhe pendimi ka qenë rruga e çdo të dërguari të Zotit, të cilët duke qenë shembulli i njerëzimit u mësuan atyre se në qoftë se duan të shpëtojnë duhet patjetër të ecin në këtë rrugë, duke u treguar të nënshtruar ndaj Krijuesit të tyre dhe jo mendjemëdhenj e kryelartë. Nëpërmjet historive të Pejgamberëve në Kur’an mësojmë se shkaku i dënimit dhe i shkatërrimit të popujve të mëparshëm ka qenë mungesa e istigfarit dhe pendimit, ndërsa kërkimi i faljes dhe pendimi ka qenë shkak për mirësi, begati dhe fuqi globale. Allahu (xh.sh) na tregon se si Hudi (a.s) i drejtohet popullit të tij duke i thënë:

وَيَا قَوْمِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا وَيَزِدْكُمْ قُوَّةً إِلَىٰ قُوَّتِكُمْ وَلَا تَتَوَلَّوْا مُجْرِمِينَ ﴿٥٢﴾

“O populli im, kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni tek Ai; do t’ju dërgojë bereqet (shi) nga qielli dhe do t’ju shtojë fuqi për mbi fuqi dhe, mos u bëni kriminelë (duke mos kërkuar falje e duke mos u penduar).” (Hud: 52)

Vëllezër dhe motra besimtarë, ne e dimë se Allahu (xh.sh) është Llogaritësi i shpejtë dhe Gjykuesi i Drejtë dhe Atij nuk mund t’i fshihet asnjë gjë nga jeta jonë dhe sikur Allahu t’i dënonte robërit e Tij sipas gabimeve, Ai do të na kishte zhdukur të gjithëve, sepse nuk ka njeri në botë që të mos gabojë, por Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi, për të Cilin Pejgamberi ynë (a.s) na ka treguar se Ai ia pranon robit të Tij faljen dhe pendimin në çdo kohë, ditën dhe natën. Dëgjoni se çfarë na tregon Pejgamberi (a.s):

وَعَنْ أَبي مُوسَى عبدِ اللهِ بن قَيسٍ الأَشْعَرِيِّ رَضِيَّ اللهُ عَنْهُ قَالَ : « إِنَّ اللهَ تَعَالى يَبْسُطُ يَدَهُ بِاللَّيْلِ لِيَتُوبَ مُسِيءُ النَّهَارِ وَيَبْسِطُ يَدَهُ في النَّهَارِ لِيَتُوبَ مُسِيءُ اللَّيْلِ ، حَتَّى تَطْلِعُ الشَّمْسُ مِنْ مَغْرِبِهَا  .أخرجه مسلم

“Allahu e shtrin dorën e Tij natën për t’ia pranuar pendimin gabimtarit të ditës dhe shtrin dorën e Tij ditën për t’ia pranuar pendimin gabimtarit të natës. Kështu vazhdon derisa të lind dielli nga perëndimi (pra, derisa të bëhet kiameti).” (Muslim)

Allahu u ka premtuar robërve të Tij që, jo vetëm ua pranon pendimin, por Ai madje edhe i do ata dhe ua shndërron veprat e këqija në vepra të mira.

{إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ} [البقرة:43

“Allahu i do të penduarit dhe Ai i do të pastrit.” (Bekare: 43)

{إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَّحِيماً} [الفرقان: 70

“Përveç atij që pendohet, beson dhe bën vepra të mira. Të tillëve, Allahu ua shndërron të këqijat e tyre në vepra të mira. Allahu është Falës dhe Mëshirues.” (Furkan: 70)

Ndërsa, hadithin që do ta lexoj tani, nuk është për t’i hapur rrugën njerëzve të gabojnë, por për t’i dhënë shpresë të gjithë neve dhe të gjithë njerëzve, të cilët janë të ngarkuar me gabime se Allahu është i Mëshirshëm dhe Ai e falë robin e tij sa herë që ai kërkon falje dhe pendohet. Dëgjojeni me vëmendje këtë hadith:

وأخرج البخاري ومسلم عن أبي هريرة رضي الله عنه أنه سمع رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول { إن عبدا أصاب ذنبا فقال يا رب إني أذنبت ذنبا فاغفره لي ، فقال له ربه : علم عبدي أن له ربا يغفر الذنب ويأخذ به فغفر له . ثم مكث ما شاء الله ثم أصاب ذنبا آخر وربما قال ثم أذنب ذنبا آخر فقال يا رب إني أذنبت ذنبا آخر فاغفره لي ، قال ربه : علم عبدي أن له ربا يغفر الذنب ويأخذ به فغفر له . ثم مكث ما شاء الله ثم أصاب ذنبا آخر وربما قال ثم أذنب ذنبا آخر فقال يا رب إني أذنبت ذنبا فاغفره لي ، فقال ربه : علم عبدي أن له ربا يغفر الذنب ويأخذ به فقال ربه : غفرت لعبدي فليعمل ما شاء }

“Një njeri bëri një gjynah dhe tha: O Zoti im, kam bërë një gjynah, ma fal atë. Zoti i tha atij: Robi im e diti se ka një Zot, i Cili e fal gjynahun, por edhe të dënon për të. Ai ia fali gjynahun. Pastaj, kaloi një farë kohe, deri sa Allahu deshi dhe përsëri njeriu bëri një gjynah tjetër e tha: O Zoti im, kam bërë një gjynah, ma fal atë. Zoti i tha atij: Robi im e diti se ka një Zot, i Cili e fal gjynahun, por edhe të dënon për të. Ai ia fali gjynahun. Pastaj, kaloi një farë kohe, deri sa Allahu deshi dhe përsëri njeriu bëri një gjynah tjetër e tha: O Zoti im, kam bërë një gjynah, ma fal atë. Zoti i tha atij: Robi im e diti se ka një Zot, i Cili e fal gjynahun, por edhe të dënon për të. Unë e kam falë robin Tim, prandaj le të punojë çfarë të dojë.”

Ky hadith tregon se kur njeriu kërkon falje për gabimin dhe pendohet me sinqeritet, Allahu e falë robin e tij për çfarëdo gabimi që të ketë bërë.

Artikulli paraprakProdhimi i reformatorëve (muslihin)
Artikulli vijuesHasan Basriu [rahimehull-llah] thotë: “Shikoni këtë bujari dhe fisnikëri të Allahut…