Pentagon: Rusia ndërton bazë ushtarake në Siri

Hapat e mëhershëm të Rusisë afër portit sirian Latakia tregojnë se Moska planifikon ndërtimin e bazës ajrore ushtarake në atë lokacion, ka kumtuar Pentagoni, transmeton Koha.net.

Në atë vend tashmë janë të pranishëm shumë njerëz dhe shumë pajisje ushtarake, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit Jeff Davis.

Rusia pohon se në Siri dërgon pajisje ushtarake për ta ndihmuar qeverinë e vendit në luftën kundër shtetit islamik.

“Ka shenja se Rusia po vendos njerëz e pajisje në rajonin Latakias, në aeroport dhe afër porti. Kjo dëshmon se Moska planifikon të vendosë një si bazë ajrore atje”, ka thënë Davis.

Artikulli paraprakArsenali pas Iscos
Artikulli vijuesMicrosofti në tetor lanson Lumia 950, 950 XL, Surface Pro 4