Shefi sirian i opozitës, i gatshëm për bisedime me Assadin

Kreu i koalicionit opozitar Sirian, Mouaz Alkhatib, tha të mërkurën se ai ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e presidentit Bashar al-Asad jashtë Sirisë nëse autoritetet lirojnë dhjetëra mijëra të paraburgosur.

Zyrtarët sirianë të Assadit thanë këtë javë se figurat politike të opozitës mund të kthehen në Damask për “dialog nacional” dhe se çdo akuzë kundër tyre do të hiqet.
Tri javë më parë Assad bëri thirrje për bisedime të pajtimit, por tha se nuk do të ketë dialog me kundërshtarët që ai e quajti “terrorist”.
Assad ka qenë duke u përpjekur për të shtypur një kryengritje 22-muajshe e cila filloi në mars 2011 me protesta paqësore, kryesisht politike, por që ka eskaluar në një luftë civile, në të cilën 60.000 njerëz kanë vdekur.
Komentet e Mouaz Alkhatib u hodhën poshtë nga figurat tjera opozitës, të cilët insistojnë në largimin Assadit si një parakusht për bisedime.
“Unë jam i përgatitur të ulem direkt me përfaqësuesit e regjimit sirian në Kajro, Tunis apo Stamboll,” tha Alkhatib në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.
Ai ka vendosur dy kushte për bisedime: lirimin e 160.000 të burgosurve që mbahen në burgjet siriane të inteligjencës, si dhe lëshimin e pasaportave të reja për të sirianët të cilëve u kanë skaduar pasaportat.
Duke nënvizuar përçarjet e vazhdueshme mes armiqve të Asadit, opozita siriane e Këshillit Kombëtar – ku disa nga anëtarët e saj janë të përfaqësuar në këshillin e Alkhatib – menjëherë janë distancuar nga komentet e tij.
“Populli sirian po paguan një çmim të lartë për të marrë të drejtën e tyre me liri të plotë… Këshilli Kombëtar Sirian pohon angazhimin e tij absolut ndaj vullnetit të popullit sirian dhe kundërshton çdo zgjidhje me regjimin aktual ose negocimin me të,” mbaron deklarata.
Në fillim të janarit, Bashar Al Assad njoftoi një pajtim me figurat opozitare, “të cilat nuk e kanë tradhtuar Sirinë”.
/mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakKonfliktet në Mali dhe Siri temat kryesore të një konference në Mynih
Artikulli vijuesKonfirmohet: Izraeli sulmon kufirin siriano-libanez