Pentagoni rrit pesëfish shpenzimet për sigurinë kibernetike

Ministria e Mbrojtjes amerikane miratoi rritjen e shpenzimeve për sigurinë kibernetike. Shpenzimet në këtë fushë në vitet e ardhshme do të rriten pesë herë, njofton gazeta Washington Post. Në këtë mënyrë Pentagoni shpreson të garantojë mbrojtjen e sistemit kompjuterik të qeverisë amerikane nga sulmet e hakerëve.

Përveç kësaj do të zgjerohet edhe numri i punonjësve të të departamentit kompjuterik të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes. Aktualisht në këtë departament janë të punësuar 900 persona, por numri i të punësuarve, ndër të cilët do ketë si ushtarakë, ashtu edhe nëpunës civilë, planifikohet të rritet deri në 4000.

Artikulli paraprakPentagoni rrit pesëfish shpenzimet për sigurinë kibernetike
Artikulli vijuesIzraeli e vendosi "Kupolën e hekurt" në afërsi të kufirit me Sirinë