Për 24 orë, 21 në pranga

Policia e Kosovës në raportin e saj për situatën e sigurisë e të rendit publik, bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga 21 persona të dyshuar për aktivitete të kundërligjshme. Prej tyre 14 janë ndalë në mbajtje.
Ndër të arrestuar janë disa që kanë shkrepur armët nëpër dasma e ahengje. Atyre po ashtu u janë kapur armë e municione.
Policia ka përsëritur apelin drejtuar qytetarëve që të festojnë pa armë. Përdorimi i tyre përbën shkelje ligjore dhe ndëshkohet.
Po ashtu aksidentet dhe kundërvajtjet në trafik përbëjnë shkeljet më të shpeshta me të cilat u mor policia gjatë 24 orëve të fundit.
Nuk raportohet për të vdekur, por ka të plagosur dhe dëme materiale. Sipas raportit ka pasur 28 aksidente me të lënduar, 54 të tjera pa të lënduar, policia ka shqiptuar 906 tiketa për kundërvajtje në trafik.
 
Artikulli paraprakDëmtimi i cilësisë predikuese si rrjedhë e degradimit profesional mbarëshoqerorë
Artikulli vijuesSisi përuron Kanalin e ri të Suezit