Skandal apo revolucion? Humor në rrjet për kufjet e iPhone

Pas muajsh të tërë pritje, Apple ka zbuluar më në fund modelin iPhone 7, që ashtu siç ishte spekuluar, nuk do ketë kufjet klasike.

Në vend të kësaj, përdoruesit mund të përdorin portën ‘Lightning’ ose të blenë kufjet pa fije ‘AirPod’, që kushtojnë 159 dollarë në SHBA dhe 159 sterlina në Britani.

Por disa përdorues thonë se janë të shokuar nga ky vendim.

Në rrjet ka shpërthyer ironia, pasi disa thonë se duhet kurajë e madhe të vish në këtë vendim.

Shqetësimi kryesor duket mundësia e humbjes së kufjeve pa fije dhe çmimi i lartë i tyre.

Nga ana tjetër, disa ekspertë thonë se ky inovacion i Apple është një revolucion.

2-28 3-28 4-27 5-28

Artikulli paraprakPër ata që e përdorin tej mase Facebook-un, ka lajme jo të mira
Artikulli vijuesA është përhapur Islami me shpatë ?