Pije për të ulur dhimbjen dhe inflamacion
Inflamacioni kronik është i njohur të jetë kontribues për shumë sëmundje.
Me stilin e jetës aktuale, stresi është i zakonshëm. Puna, teknologjia, faktorët e mjedisit, marrëdhëniet me njerëzit, ndjenja e pasigurisë, të gjitha këto mund të shkaktojnë stres. Por a e dini se stresi kronik mund të zvogëlojë aftësinë e trupit për të menaxhuar përgjigjen inflamatore?
Njerëzit me stres kronik bëhen të prirur për inflamacion dhe për shumë sëmundje dhe çrregullime shëndetësore. Inflamacioni afatshkurtër ndihmon trupin, por kur inflamacioni është kronik, ju duhet ta ndihmoni trupin me mënyra natyrale që ta luftojë atë.
Këtu janë disa pije që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara prej tij:
– Pije me perime
Perimet me gjethe jeshile të errët, si: sallata jeshele dhe spinaqi, përmbajnë vitaminë E. Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e trupit nga citokinet, molekula që shkaktojnë inflamacion.
Përbërësit
½ filxhan qumësht bajame
1 grusht sallatë jeshile
1 grusht spinaq
½ një mollë, e copëtuar
½ filxhan boronica
¼ filxhan arra
disa copa akull
Mënyra e përgatitjes
1. Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe i përzjeni.
2. Vendosini në një gotë dhe shijojeni.
– Pije me fruta pylli
Falë lëndëve anthocyanins së tyre dhe efekteve antioxidante, frutat e pyllit janë të përsosur për t’i përfshirë në dietën anti-inflamatore.
Përbërësit
1 filxhan qumësht bajame
½ filxhan qershi të freskëta pa farë
½ filxhan manaferra (boronica, luleshtrydhe, etj)
1 banane
Akull
Mënyra e përgatitjes
Vendosini të gjithë përbërëst në blender dhe i përzjeni.
Shtoni pak ujë nëse është e nevojshme.
Shijojenii!
– Pije me panxhar dhe karrotë
Panxhari është i fuqishëm në pakësimin e inflamacionit dhe ndihmon kundër kancerit.
Këtu është një recetë ndryshe nga të tjerat, duke përdorur vetëm 3 përbërës:
– 1 panxhar, të copëtuar
– 2 karrota, të copëtuara
– 1 mollë, të copëtuar
Mënyra e përgatitjes
Vendosini përbërësit në blender dhe i përzieni
Shtoni pak ujë, sipas nevojës.
Shijojeni!