Vendosja e fotografisë së Presidenti të Kosovës, nëpër zyrat e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, do t’i kushtojë mbi 1 mijë e 600 euro këtij institucioni.
Tenderin për ta bërë furnizimin me këto foto e ka fituar kompania NTGI”Grafo Loni”.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vendosur t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës për vendosjen e fotografisë së Presidentit nëpër zyre.
Ky Institucion për blerjen e këtyre fotografive ka dhënë edhe një tender, vlera e të cilit kap shumën e 1 mijë 650 eurove.
Sipas njoftimit të dhënë në KRPP tenderin “Furnizim me fotografi të presidentit të vendosura në kornizë për nevojat e FSK-së dhe MFSK-së” e ka fituar kompania NTGI”Grafo Loni”.
Në garë për të kryere këtë shërbim kanë qenë gjithsej katër kompani. Kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë së FSK do të nënshkruhet më 03.06.2016.