Për një muaj 20 mijë automjete të regjistruara

Ka arritur në 20 mijë numri i automjeteve të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit nga MPB në dhjetor të vitit të shkuar.

Kështu ka njoftuar sot në një postim të vetin në Facebook ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, transmeton Koha.net.

Këtë shifër, ministri e ka quajtur enorme ndërsa ka lavdëruar vendimin e kësaj Ministrie, para një muaji e gjysmë, që të hiqen gjobat për mos regjistrim.

Artikulli paraprakHaradinaj: Mjekët janë heronjtë e Kosovës
Artikulli vijuesKirurgët e Mitrovicës hyjnë në grevë