Persona të maskuar e kanë sulmuar gazetarin Sashe Ivanovski

0
195
Dy sulmues me maska e kanë sulmuar me shufra prej hekuri Sashe Ivanovski Politiko, redaktor dhe pronar i portalit Maktel.
 
Sulmi ka ndodhur para ndërtesës ku jeton, në Kisella Voda. Dy të maskuar menjëherë kanë filluar që të sulmojnë ndërsa ai është mbrojtur me çantën të cilën e ka pasur. Ka pasur sukses që t`i ikë, por është lënduar mjaft.
Policia vërtetoi se ngjarja është paraqitur. Nga MPB po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.