Gabimet që bëjmë për shkak të lodhjes

Psikologji – Ndiheni gjithnjë të lodhur? Bëni kujdes, sepse prej lodhjes mund të bëjmë shumë gabime. Kështu që duke ndryshuar disa sjellje të vogla në përditshmërinë tonë, ne mund të përmirësojmë jetën tonë dhe të jemi më mirë

Nga sondazhet e fundit, 70% e pilotëve të avionëve kanë deklaruar se në kabinën e tyre kanë bërë gabime të shumta për shkak të lodhjes. Sidomos në rastin e profesioneve që kërkojnë impenjim të madh, përqendrimi është shumë i rëndësishëm. Të qenët të lodhur mund të na çojë në incidente të mëdha dhe jo vetëm. Gjatë çdo dite, lodhja rrit nervozizmin, ankthin dhe stresin. Më poshtë janë disa këshilla se si t’i parandaloni simptomat me një stil jete më të lumtur.

Stop!

Lodhja mendore krijon një ndryshim të përkohshëm të eficiencës funksionale mendore dhe fizike. Nga se mund të varet? Lodhja konsiderohet si një nga rreziqet thelbësore të punës dhe duket se është e kushtëzuar nga kohëzgjatja dhe intensiteti i ngarkesës mendore. Qeniet njerëzore nuk janë bërë për të duruar situata stresuese për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja se pse, kur kalojmë një periudhë shumë të ngarkuar në nivel fizik dhe mendor ndihemi si të dërrmuar: simptomat e lodhjes rriten shumë, por edhe nervozizmi dhe luhatjet e humorit.

Mësohuni të pushoni

Sipas studimeve, vëmendja ka një cak dhe ai është 45 minuta. Nëse jeni duke ndjekur studimet ose jeni duke bërë një punë të lodhshme mendore, orët e gjata të pandashme në tryezën e punës nuk do t’ju bëjnë të arrini më parë objektivat tuaja. Mësohuni të përqendroheni vërtet, por mos harroni asnjëherë të bëni pushime të shkurtra. Pushimi ju mundëson të largoni pak mendjen nga problemet, përmirëson produktivitetin dhe ju ndihmon të përpunoni përgjigje më krijuese, sepse lodhja e shumtë çon edhe në rënie mendore.

Lëvizja

Kontakti me natyrën sjell përfitime të menjëhershme: vetëm për pak minuta vlerat e gjakut tregojnë një rritje. Ulen nivelet e stresit dhe humori i mirë fillon të dominojë, kjo falë ndikimit pozitiv të dritës së diellit. Nuk mund të dilni? Hapni dritaret dhe merrni frymë thellë. Ajri i freskët është një lloj përkëdhelje për trupin dhe për mendjen.

Kujdes

Kur lodhja bëhet më e madhe gabimet bëhen më të shpeshta…dhe të dhimbshme! Edhe aksidentet më të vogla mund të transformohen në diçka më serioze, sepse kemi më pak aftësi reagimi. Kushtojini rëndësi orëve cilësore të gjumit. Në periudhat në të cilat mund të vuani nga pagjumësia, për shembull gjatë ndryshimit të sezoneve është e rëndësishme të ndiqni një ushqyerje natyrale të pasur me drithëra integrale dhe pa yndyra. Ndërkohë që nuk duhet të përdorni kompjuterin dhe tabletin në orët e vona dhe për një kohë shumë gjatë. Dëshironi të ndillni gjumin? Mjafton të hidhni pranë jastëkut tuaj disa pika të vogla vaj esencial livandoje për të fjetur shpejt dhe mirë.

Dieta ndihmon

Niveli i lartë i sheqerit dhe i yndyrave nuk dëmtojnë vetëm dhëmbët, por një ndikim negativ i tyre vihet re edhe te humori. Për të luftuar nervozizmin, lodhjen kronike dhe rënien e vëmendjes gjejeni ndihmën te natyra. Pra, zgjidhni dietën e duhur. Hani sa më shumë sup, bishtajore dhe fruta të thata. Ndërkohë që një efekt shumë të mirë në shëndet ju sjell edhe gjumi i paktë që mund të bëni gjatë ditës.

Artikulli paraprakKujdes nga teknologjia, gjysma e botës drejt miopisë
Artikulli vijuesGruaja nxjerr gurë në vend të lotëve, mjekët nuk dinë ta kurojnë