Një nga shkencëtarët më të mëdhenj në botë, Stephen Hawking, ka kaluar shumicën e jetës duke studiuar misteret e universit.
Tani ai thotë se bota rrezikon një pushtim alien.
“Nëse alienët do na vizitojnë, rezultati do jetë pak a shumë sikur atëherë kur Kolombi vizitoi Amerikën, çka nuk rezultoi shumë mirë për amerikanët vendas,” tha ai për El Pais.
“Të tillë alienë kaq të avancuar, me shumë gjasë do jenë nomadë, në kërkim të vendeve për të pushtuar. Ata duan të kolonizojnë çdo planet që mund të arrijnë”, tha ai.
Ai është bërë objekt i talljeve shpesh ngase jep deklarata të cilat janë hajgare dhe asgjë nuk kanë të bëjnë me realitetin, ani pse ai i thotë vetes shkencëtar.