Shërbimi sekret britanik MI5 i kërkoi të dyshuarit për vrasjen që të bashkëpunonte me ta

Shërbimet sekrete britanike, MI5, i kërkuan të dyshuarit për vrasjen e ushtarit, Michael Adebolajo, nëse donte të punonte për ta rreth 6 muaj para se të ndodhte vrasja makabre.

Abu Nusaybah, një mik i vrasësit, tha për BBC se Adebolajo e kishte refuzuar ofertën në fjalë nga shërbimet e brendshme të sigurisë.

Por BBC nuk mundi të gjente konfirmim nga burime zyrtare për këtë deklaratë të Nusaybah, i cili u arrestua menjëherë pas intervistës në fjalë.

Policia metropolitane e Londrës deklaroi se 31-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së premtes nën dyshimin për terrorizëm dhe se dy shtëpi u bastisën nga agjentët për kontroll.

Të dyshuarit e krimit të rëndë, Adebolajo dhe Michael Adebouale, që u arrestuan në vendin e ngjarjes, vazhdojnë të jenë të shtruar në spital pasi u qëlluan nga policia.

Në intervistën e tij, Abu Nusaybah deklaroi se dyshonte për një ndryshim të karakterit të mikut të tij pas burgimit të tij nga forcat e sigurisë gjatë një udhëtimi në Kenia vitin e kaluar.

Ai tha gjithashtu se shoku i tij i kishte thënë se ishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht gjatë qëndrimit në burgun e vendit afrikan dhe se pas kësaj ngjarjeje ishte bërë një njeri i tërhequr dhe i mbyllur.

“Adebolajo më tha gjithashtu se pas kthimit nga Kenia ndiqej vazhdimisht nga agjentët e MI5-ës, të cilët trokisnin shpesh herë në derën e tij”, tregoi më tej Nusaybah.
/tch/kohaislame

Artikulli paraprakSerri: Tragjedia në Siri nuk duhet të errësojë problemin e Palestinës
Artikulli vijuesKroaci: Sulmohet xhamia në Rjekë