Per tre muaj, Roja Bregdetare Turke shpeton rreth 50.000 refugjat

Roja Bregdetare e Turqisë në 3 muajt e fundit ka shpëtuar 48 mijë e 118 refugjatë ilegalë. Ndërkohë që shumica e të shpëtuarve janë nga Siria, brenda rreth 20 personave të shpëtuar javën e shkuar kishte refugjatë edhe nga Afganistani, Pakistani Mianmari, Eritrea, Bangladeshi, Somalia, Irani dhe Libani, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Rojës Bregdetare të Turqisë vetëm më 1 shtatorë në 19 operacione të ndryshme shpëtuan 646 refugjatë.

Ndërkohë në një deklaratë për AA një nga zyrtarët e Rojës Bregdetare turke thuhet se gjatë muajit të gushtit janë shpëtuar 20 mijë e 60 refugjatë. Në muajin korrik 10 mijë e 842 dhe në qershor 17 mijë e 216 refugjatë.

Mes refugjatëve të shpëtuar muajin e kaluar që kap shifrën e 20 mijë e 60 personave, 754 ishin afganë, 274 pakistanezë, 197 nga Mianmari, 50 nga Eritrea, 39 nga Bangladeshi, 24 Irali, 15 senegalezë, 14 somalezë, 10 iranianë, 9 nga Republika e Afrikës Qendrore, 6 palestinezë, 5 nga Mali, 4 nga Kongo, 3 nga Bregu i Fildishtë, 2 libanezë, 2 nga Moritania, 1 nga Jemeni, 1 nga Jordania, 1 person nga Republika e Dominikane dhe pjesa tjetër ishin shtetas sirianë.

Sipas një raporti të OKB-së thuhet se numri i refugjatëve që kanë kaluar për në BE që prej fillimit të vitit deri më tani shkon në 224 mijë, ndërsa numri i atyre që kanë kaluar përmes detit shkon në 124 mijë.

Ishujt e Egjeut si Kos, Symi, Kios dhe Mdilli janë rrua më e preferuar e refugjatëve për të kaluar në Europë.

Ndërkohë trafikantët marrin rreth 5 mijë dollarë nga refugjatët dhe më pas i hipin ata në gomone ose varka të vjetra.

Ndërkohë pasi kalojnë ujërat ndërkombëtarë dhe hyjnë në ato greke shumë prej trafikantëve i lënë varkat e tyre. Madje disa prej tyre i dëmtojnë ato në mënyrë që të mbyten dhe më pas lajmërojnë Rojën Bregdetare të Greqisë për rastin në fjalë.

Ndërkohë disa trafikantë i dërgojnë refugjatët në ishuj të pabanuara nga njerëzit në të cilat detyrohen të rrinë me ditë të tëra pa ushqim. Këto refugjatë gjenden rastësisht nga Roja Bregdetare greke.

Artikulli paraprakAlarmante! Qytetarët masovikisht përdorin barëra për qetësim!
Artikulli vijuesKush fiton azil në Gjermani?