Nxirren nga deti trupat e 28 emigrantëve

0
247

Të paktën 28 emigrantë janë gjendur të pajetë në kanalin e Sicilisë ndërkohë që 33 operacione shpetimi janë zhvilluar mbrëmjen e kaluar në ujërat italiane.

Roja bregdetare italiane ka arritur të nxjerrë gjallë nga deti rreth 4500 emigrantë, të cilët i drejtoheshin Evropës nga brigjet e Libisë.

Sipas të dhënave emigrantët ishin të shpërndarë në 27 gomone dhe 5 varka të vogla. Kushtet e këqija të motit dhe jo vetëm, kanë rrezikuar jetët e tyre, ndërsa në operacionet e shpëtimit kanë marrë pjesë edhe forcat ndërkombëtare./ TV KLAN