“Besoj se në mesin tuaj ka nga ata që dëshirojnë të bëhen nënshtetas të Turqisë. Ministri e jonë e Brendshme ka hedhur disa hapa në lidhje me këtë çështje”
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në një program iftari të organizuar nga Kızılay (Gjysmë Hëna e Kuqe Turke) në Universitetin 7 Aralık në qytetin Kilis të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e mbajtur të cilin Presidenti Erdoğan e ka nisur duke shprehur urimet për Bajramin që do të festohet ditën e martë u shpreh “I lutem Krijuesit tonë që të na pranojë punët e mira, adhurimet e kryera dhe agjërimet që kemi mbajtur në këto kohë të vështira që po kalojnë Siria dhe vendi ynë.”
“Ne si vend kufijtë zyrtarë i kemi ndryshe, kufijtë e zemrës ndryshe. Kufiri i kufijve tanë të zemrës përfshin vendet ku jetojnë të gjithë ato që ne i vërejmë dhe që na vërejnë si vëllezër. Për këtë arsye unë i shpreh vëllezërve të mi të ardhur nga Siria se ne ju vërejmë si vëllezër, gjithashtu edhe ju nëse na vëreni ne si vëllezër atëherë ju nuk jeni larg atdheut tuaj; jeni larg vetëm nga shtëpitë dhe vendbanimet e juaja. Turqia është edhe atdheu juaj”, ka vlerësuar në fjalën e tij Presidenti Erdoğan .
– Lajmi i mirë për nënshtetësi
Erdoğan duke përdorur shprehjen “Këtë mbrëmje dua të ju jap një lajm të mirë vëllezërve të mi këtu”, ka theksuar më tej se “Besoj se në mesin tuaj ka nga ata që dëshirojnë të bëhen nënshtetas të Turqisë. Ministri e jonë e Brendshme ka hedhur disa hapa në lidhje me këtë çështje. Me një zyrë që ministria ka hapur për të ndjekur këtë do të ofrojmë për vëllezërit tanë mundësinë e nënshtetësisë duke iu ofruar atyre këtë ndihmë dhe këtë mbështetje.”
– “Tirani në krye të Sirisë e ka sjellë këtë çështje në këtë pikë”
Erdoğan ka vënë në dukje se Turqia në çështjen e Sirisë ndodhet në të njëjtën pikë ashtu si edhe 6 vite më parë. “Tirani në krye të Sirisë e ka sjellë këtë çështje në këtë pikë. Një njeri që ka shkaktuar vdekjen e 600 mijë vëllezërve tanë sirianë kurrë nuk mund të vlerësohet si një drejtues në këtë vend. Një njeri i tillë që vret qytetarët e tij me bomba fuçi, armë konvencinale, me tanke e topa është një terrorist më shumë se një terrorist i PYD-së dhe më i avancuar se një terrorist i YPG-së dhe i DAESH-it.
Ai çmimin e rëndë të kësaj do ta paguajë, mos në këto botë në botën tjetër sepse ka mbi shpinë vuajtjet e shumë të pafajshmeve. Atë që ne e kemi shprehur para 6 vitesh e shprehim edhe sot të njëjtën. Me të kemi patur edhe takime familjare, ku madje i shpreheshim se ‘me sa duke nuk do të bëhesh si yt atë‘ dhe ai na qeshte. Por domethënë se ka patur dy botë, ku fshihte botën e vërtetë të tij nga ne. Ja pra brenda këtyre 6 viteve ka dalë në pah ajo botë e vërtetë e tij. Ky njeri ka shkatërruar Sirinë që është një vend i qytetërimit dhe historisë.”
Pasi ka vënë në dukje se populli i Sirisë po kryen një luftë historike për të mbrojtur pavarësinë dhe të ardhmen Erdoğan, u shpreh se “Faktikisht po të mos ishte ndërhyrja e forcave të jashtme, pr të mos ishin përzierë brenda kësaj pune organizatat terroriste, po të mos i ishte ofruar ndihmë regjimit sirian do të ishte një vend i lirë dhe i qetë. Dikush nuk e deshi demokracinë në Siri, nuk deshi që popullit sirian të drejtonte vendin me vullnetin e tij. Faktikisht organizata e ashtuquajtur DAESH është një kukull e nxjerrë në pah me këtë qëllim. PYD-YPG gjithashtu janë nënkontraktorë të forcuar me të njëjtin qëllim. DAESH në Siri nuk përfaqëson muslimanët, dhe po ashtu as PYD-ja dhe YPG-ja nuk përfaqësojnë vëllezërit tanë kurdë. Të dy organizatat janë mjete që përdoren për hir të llogarive të pista të atyre që i kontrollojnë”.