Për xhaminë në Kalanë e Prizrenit

0
340

Sado që individi mundet me i dhanë zor për t’qëndrue sa më larg idiotizmave institucional, n’këtë vend mbase o e pashmangshme sepse institucioni se ç’e ka këtë aftësi me t’zhyt n’pisllëqet e tyne ditore.
Kalaja e Prizrenit si pjesë e trashëgimisë kulturore e Kosovës o restaurue dhe o ba oh sa bukur. T’gjitha i kanë kthye n’vend përpos ni detaji ‘të parëndësishëm’, e ajo o xhamia e ktynehershit n’atë vend. Sepse për këta ‘më papë se papa’ n’krye t’vendit s’i ka hije ni simboli të besimit Islam, se ruana Zoti vijnë këta t’huajt e mendojnë qe edhe ‘më papë se papët’ kanë fillue t’kenë afinitet n’drejtim të frymës fetare Islame.

Në Prizren, tek Sheshi i Lidhjes, derisa ndodhnin punimet për me shtrue me granit (radioaktiv?) kanë zbulue ni gërmadhë që po ngjasojka me një kishë Ilirie. Si rrjedhojë e kësaj, pjesa ku o zbulue “Kisha Ilirie” është lanë pa prek derisa t’vendoset a do t’ndërtohet katedralja ma e re n’atë vend a çka do t’bohet. E n’këtë storie janë dy marrëzi, nja) vendi ka mbet si ni humnerë e shkretë përmbi tash dy vite, dhe dy) “kisha ilire” e besimtarëve t’asaj kohe që ishin pagan e idhujtarë.

Për referencë ekuivalente më shumë, nëse deri tash nuk ju ka ra me e vërejt, kisha e Llapushnikut në nji katund me shumicën absolute muslimanë e me ni grusht katolik (t’konvertuem pas lufte për pare) o ba n’krye t’kodrës, e vizllueme, e xixëllueme e hijeshueme me gurë e bile edhe e promovueme n’televizionin publik që muslimanët (me emën e me vepra) me taksat e tyne e mbajnë gjallë.

Për fund, La Dan (Ramadan Muja) edhe pse n’frymën e fundit t’karrierës e t’jetës, po i jep zor sa s’mundet me ‘inagurue’ do aparate t’liçnakartave që i kanë vendos nëpër qytet, me ymytin që me ia zgjat ymrin vetes e PëDKës e xhaminë n’kala s’po ia ka qejfi fort.

Në anën tjetër, edhe pse ministria e kulturës n’vazhdimsi ka injorue BIK-un në kërkesën e tyne për rikthimin e objektit të xhamisë në kalanë e Prizrenit, për ironi t’rastit në faqen zyrtare të qeverisë, një prej fotove t’herëshme të kalasë së Prizrenit shfaqin objektin e xhamisë si n’qiell t’kthjelltë. Ja linku: http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti_en.aspx?id=6229
Për t’qenë korrekt mbi gjithë këtë paknaqësi t’shprehun këtu, personalisht kërkoj zëshëm e fuqishëm që objekti i xhamisë së kalasë të ristaurohet, por jo të shndërrohet në objekt faljeje, por si muze për ekspozita kulturore të trashëgimisë përkatëse, shqiptare-islame. Ama si qytetar i këtij qyteti me traditë, trashëgemi e salltanat (por që paslufta ja kajti nanën) kërkoj të kthehet me çdo kusht.
#TaThotVellai

Arian Xhezairi