Një vajzë 7 vjeçare ditën e djeshme është përdhunuar nga një i moshuar 73-vjeçar në Ohër.
Rastin, sipas burimeve të policisë, dje në stacionin policor e ka paraqitur një grua 32-vjeçare, nëna e viktimës.
Vajza ka qenë duke u kthyer nga shkolla, ndërsa pedofili e ka ndaluar dhe ka kryer sulm seksual mbi të, thuhet në komunikatën e policisë.
T.T. është arrestuar, ndërsa për procedurë të mëtutjeshme do të merren masa pas zbardhjes së tërësishme të rastit, raportojnë mediat në Maqedoni, përcjellë Klan Kosova.