Përdhunon nusen e kushëririt

 

Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Pobrat të Elbasanit është vënë në pranga.

Burime zyrtare nga policia kanë thënë për noa, se Pëllumb Ahmeti 42 vjeç ka përdhunuar nusen e djalit të xhaxhait, duke e rrahur dhe duke kryer me të seks me dhunë.
Mësohet se Ahmeti ka vënë në shënjestër nusen e kushëririt 29 vjeçaren me iniciale M.A, të cilën duke e ruajtur i ka gjetur momentin dhe e ka dhunuar.
Që nga momenti i ngjarjes së rëndë e dëmtuara denoncoi ngjarjen e rëndë në polici, ndërsa pas dy ditë kërkimesh intensive u vu në pranga përdhunuesi i saj.
Nga ana e familjarëve të të ndaluarit thuhet se Ahmeti ka prishur nderin e familjes, dhe se veprimi i tij nuk ka justifikim./ndx/kohaislame

 

Artikulli paraprakRrahet brutalisht një kosovar në Vojvodinë
Artikulli vijuesKatër shqiptarë në mesin e ish-spiunëve