Përdoruesit e BitTorrent u bëjnë DDoS uebfaqeve pa e ditur

Miliona përdorues të BitTorrentit duke mos qenë në dijeni janë duke u bërë DDoS uebfaqeve sepse ‘publikuesit’ e torrentëve të popullarizuar gabimisht kanë shtuar URL-të si “trackerë”.

DDoS i rrëzon uebfaqet dhe operatorët e tyre kanë shumë pak mundësi për t’iu ikur këtyre ‘sulmeve’. Por falë një ndryshimi në protokollin e ri të BitTorrentit kjo pritet të ndryshojë.

Gjatë kësaj jave Vuze bëhet klienti i parë që shton mbështetje për mbrojtjen nga DDoS së bashku me thirrjet nga njëri nga “viktimat” për zhvilluesit e tjerë që të ndjekin platformën.

Është pak e njohur që The Pirate Bay dhe faqet e tjera të popullarizuara të BitTorrentit kanë fuqinë që të rrëzojnë pothuajse çdo uebfaqe në internet.

Të gjitha gjërat që duhet të bëjnë është që të shtojnë URL-në e një uebfaqeje si një “tracker” për torrentë dhe lidhjet magnete që shërbejnë. Njerëzit që i shkarkojnë këta skedarë pastaj do të provojnë të lidhen me faqen në fjalë, duke e sjellë atë në gjunjë brenda minutave për shkak të numrit të madh të kërkesave.

Fatmirësisht shumica e faqeve me torrentë nuk kanë qëllime të këtilla të liga, por gjatë kësaj javë potenciali për abuzim dhe dobësi të sistemit është paraqitur.

Në një shkallë më të vogël çështja DDoS mund të shkaktojë po ashtu probleme kur ngarkuesit e torrentit gabimisht i shtojnë URL-të si “tracker”. Në vend të përdorimit të “trackerëve” të vërtetë dhe që funksionojnë, ata shtojnë bittorrent.com.kohaislame

Artikulli paraprakDAÇIQI, PËR URA TË REJA ME PRISHTINËN, POR NË BAZË TË 1244
Artikulli vijuesÇdo cicërimë e shkruar ndonjëherë, tani në dispozicion për kërkime dhe analiza