Si të heqim mykun nga muret

0
2288

Myku, përveçse prish imazhin, është një agjent i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Ai ndikon ne rrugët e frymëmarrjes dhe është një predispozues për probleme qe lidhen me alergjinë.

Janë disa faktorët qe favorizojnë krijimin e mykut, qe zakonisht fillimisht shfaqet ne formën e disa pikave te zeza neper mure qe me kalimin e kohës fillojnë te zmadhohen për te krijuar një masë te tërë. Nder to mund te përmendim lagështinë, kondensimin e ajrit, izolimet e dobëta te tarracave dhe mureve, mungesën e ventilimit te mjaftueshëm te mjediseve, mungesa e rrezatimit diellor etj. Nëse lihen për një kohe te gjate neper mure, ato mund te çojnë jo vetëm ne dëmtime dhe zbehje te hidromatit, por deri ne demtim dhe rënie te suvasë.

Deri me pare për largimin e mykut prej mureve përdorej aplikimi i alkoolit te denatyruar dhe kandexhines se zakonshme, ndërkohë qe sot ne treg ka shume produkte qe e mundësojnë një gjë te tille.

Faza e pare për largimin e mykut te mureve është larja e tyre me produktin e posaçëm antimyk. Për këtë, fillimisht duhet te vendosim një maske ne fytyre dhe te lihen dritaret hapur për te siguruar ventilimin e mjedisit. Kujdes, mos gërvishtni muret, pasi ne këtë mënyrë do te çoni ne shtimin e sporeve te mykut dhe përhapjen e tyre ne mjedis. Sipërfaqet e lyera lërini për 24 ore te thahen. Pas kësaj kohe, nëse myku shihet se ka arritur te përshkojë edhe suvanë, atëherë, këshillohet heqja e kësaj te fundit dhe stukimi me pas i vendeve te riparuara. Pas kësaj, vazhdoni me lyerjen e murit duke kaluar dy duar hidromat. E lini ne këtë gjendje edhe për një ose dy dite te tjera, sa sipërfaqja te thahet plotësisht, dhe me pas kalojini një dore me produktin e gatshëm antimyk, i posaçëm për sipërfaqet e lyerja me hidromat.