Përfituesit e fshehur të ndihmave ushtarake amerikane ndaj Egjipitit

BE-ja i ka ndaluar eksportet e armëve për Egjiptin. Kurse SHBA vazhdon ta mbështesë ushtrinë egjiptiane. Prej kësaj përfitojnë kompanitë amerikane të armëve.

Padyshim përgjigja ishte për Barack Obamën e vështirë. Kur presidentin e SHBA-ve e pyetën në fund të gushtit në një intervistë televizive se pse SHBA vazhdon të mbështesë ushtrinë në Egjipt, ai dukej sikur po peshonte çdo fjalë. Qeveria e tij po i vlerëson marrëdhëniet amerikano-egjiptiane aktualisht mbi një bazë krejtësisht të re, ne duhet të shohim se çfarë është në interes afatgjatë të amerikanëve dhe të egjiptianëve.

Rreth 1,5 miliardë dollarë shkojnë çdo vit nga SHBA në Egjipt, 1,3 miliardë syresh për ushtrinë egjiptiane. Pasi kjo ushtri rrëzoi nga posti ish-Presidentin egjiptian Mohamed Mursi në korrik 2013, ndaj ndihmave ka pasur kritika. Por deri tani qeveria amerikane i vazhdon ndihmat financiare, sepse, sikurse thuhet, SHBA mund të humbasin privilegjet e tyre ushtarake në rajon dhe interesat amerikane të sigurisë mund të jetë në rrezik.
Obama nuk tha asnjë fjalë rreth një aspekti pak të njohur të ndihmës ushtarake. Programi nuk ka vetëm rëndësi politike, ai është gjithashtu i ndërthurur ngushtë me interesat industrisë së armëve të SHBA, pas së cilës është një lobi i fuqishëm.

Paratë për krahinat amerikane
Paratë për Egjiptin nuk dalin kurrë nga Shtetet e Bashkuara, kështu është përcaktuar në marrëveshjen për ndihmat ushtarake. Sapo Kongresi amerikan miraton fondet, paratë kalojnë në një llogari në Bankën e Rezervës Federale të Nju Jorkut. Kjo i kalon ato në një fond të Thesarit të Shtetit. Nga atje paratë u paguhet kontraktorëve, që do të thotë firmat e armatimeve amerikane dhe atyre të furnizimeve. Kjo do të thotë që paratë nuk rrjedhin drejt Kajros, por në provincën amerikane duke krijuar aty një vende pune të subvencionuara nga shteti.
Ndihmat ushtarake amerikane bazohen në marrëveshjen egjiptiano-izraelite të paqes të vitit 1979. 

Lobistët e firmave të armatimeve
Nga pranvera e këtij viti hynë në fuqi në SHBA shkurtime të thella buxhetore për të reduktuar deficitin buxhetor amerikan. Më e prekura është ushtria e SHBA. Kursimet po bëhen ndër të tjera në prodhimin e pajisjeve të reja ushtarake. Kjo prej industrinë armatimeve. Për të parandaluar që gjatë kësaj faze kursimesh të ndalet prodhimi dhe të pushohen nga puna punëtorë të kualifikuar disa kompani kanë kërkuar nga politika një “kompensim” për kontratat për eksportin e armëve. Deri në çfarë mase kjo mbështetet nga shteti, është e diskutueshme.

Tanke nëpër magazina
Egjipti, vendi më i populluar në botën arabe, është një nga shtyllat më të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane në botën arabe. Kjo dhe për shkak të Kanalit të Suezit, i cili ka rëndësi strategjike të madhe dhe kontrollohet nga Egjipti.
Është e pakontestueshme se jo të gjitha pajisjet ushtarake që blen ushtria egjiptiane nga pagesat e ndihmës prej SHBA, janë të nevojshme të përdoren vërtetë. “Disa tanke që janë dërguar në Egjipt, gjenden nëpër depo,” thotë Jason Brownlee, politolog në University of Texas. Në rast se ndihmat për Egjiptin ndërpriten për arsye poltike, atëhere me siguri që marrëveshje të ngjashme do të nënshkruhen me Afganistanin, Pakistanin apo Somalinë, mendon Shana Marshall, politologe pranë Center for Middle East Studies të Universitetit George Washington./dw/kohaislame.com

Artikulli paraprakE shkatërruan PTK-në
Artikulli vijuesKarzai thërret Kuvendin e Pleqve për marrëveshje me SHBA-në