E shkatërruan PTK-në

Ish-drejtori ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqyri Haxha, është shprehur kundër mënyrës së privatizimit të kësaj kompanie. Ai ka thënë se PTK-ja është në prag të shkatërrimit total.
Për gjendjen e tashme të PTK-së Shyqyri Haxha ka drejtuar gishtin kah menaxhmenti dhe bordi i kësaj kompanie, duke mos amnistuar as disa ministra.

Ai duke folur për procesin gjyqësor kundër tij, nga i cili ka dalë i pafajshëm, ka thënë se ky proces ka qenë i montuar politikisht.

Ish-drejtori ekzekutiv i PTK-së ka bërë me dije se do të angazhohet në jetën politike në Kosovë, por nuk ka specifikuar kur dhe cilës parti do t’i bashkohet.

“Nëse dikush është i detyruar të hyjë në politikë unë jam ai. Do të vijë koha që në politikë do të hyjnë njerëz të kalibrit perëndimor. Kosova ka nevojë për politikanë të sinqertë dhe transparentë”, ka thënë Haxha në një intervistë për “Epokën e re”. /Telegrafi/

Artikulli paraprakSiri – Asad pranon "gabimet" por mbron vendimet e tij
Artikulli vijuesPërfituesit e fshehur të ndihmave ushtarake amerikane ndaj Egjipitit