Karzai thërret Kuvendin e Pleqve për marrëveshje me SHBA-në

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se do të thërrasë Kuvendin e Pleqve, që ndryshe njihet si Jirga, për të diskutuar marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për gazetarët në Kabul, Karzai ka thënë se qeveria e tij do të veprojë në përputhje me vendimin e kuvendit.

Ai ka thënë se afganët duan një marrëveshje sigurie, e cila do t’iu mundësojë forcave amerikane të qëndrojnë në vend, edhe pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare në vitin e ardhshëm.

Por, Karzai ka theksuar se marrëveshja “duhet të ruajë interesat kombëtarë të Afganistanit”.

Ai ka thënë se mospajtimet për sovranitetin e Afganistanit dhe çështje të tjera vazhdojnë të pengojnë marrëveshjen.

Uashingtoni dhe Kabuli janë duke diskutuar për të qysh në nëntor të vitit 2012./rel

Artikulli paraprakPërfituesit e fshehur të ndihmave ushtarake amerikane ndaj Egjipitit
Artikulli vijuesPërfundon takimi Kosovë – Serbi, Dacicit me shokë i lejohet të vijë në Kosovë