Përfundon procesi i votimit në Turqi

Përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas vendimit të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK), procesi i votimit në Turqi i cili nisi në orën 08.00 përfundoi në orën 17.00. Votuesit në të gjithë Turqinë votuan në 174 mijë e 236 qendra votimi.  
 
Në këto zgjedhje garuan 20 parti politike, ku mes tyre janë partia në pushtet AK Parti, partitë opozitare CHP dhe MHP si dhe HDP (Partia Kurde) e cila u përfshi në garë për herë të parë në këto zgjedhje si parti.
 
Deri në orën 18:00 nuk lejohet publikimi i asnjë komenti apo përfundimi në lidhje me zgjedhjet. Ndërkohë nga ora 18:00 deri më 21:00 mund të publikohen vetëm lajme apo njoftime nga Komisioni Qendror i Zgjidhjeve.
 
Ndërkohë sipas situatës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Turqisë (YSK) mund të marrë vendim për heqjen e ndalimit të publikimit të përfundimeve të zgjedhjeve edhe para orës 21:00.
 
Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërsa pragu minimal për një parti politike për të hyrë Parlament është 10 për qind. Për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.
Artikulli paraprakDështojnë kolonët çifut në përpjekjen për të kryer rituale Talmudike në xhaminë Al-Aksa
Artikulli vijuesPo me bukurinë turke ç’patën xhanëm?!