Përgjohet edhe Erdogani, hetimet dhe sugjerimet e para

Shërbimi informativ turk ka nisur menjëherë hetimet përkatëse pas publikimit të lajmit për gjetjen e një aparati përgjues në zyrën e kryeministrisë turke.
MIT ka hapur një dosje mbi këtë rast duke u mbështetur në deklaratat e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan i cili në një konferencë për shtyp deklaroi se në zyrën e tij janë gjetur disa aparate dhe mjete përgjuese. Në këtë deklaratë tha se qeveria turke është duke u përballur me një qeveri në hije e cila akoma nuk është zhdukur plotësisht. Mirëpo deklarata e tij është kritikuar ashpër nga partitë opozitare të cilat nga kryeministri turk kërkojnë të përballet seriozisht me çështjen e përgjimit të telefonatave në Turqi dhe jo të merret me ankesa të tilla.

Ndërsa lideri i partisë islamiste Saadat në Turqi, Mustafa Kamalak deklaroi se aparatet dhe mjetet e përgjimit të gjetura në zyrën e ministrit turk janë vendosur nga vet miqtë e Rexhep Taip Erdogan.

Ai ndër të tjera mbi mundësinë e zbulimit të mjeteve të tilla në partinë Saadat, tha se kjo nuk është dobësi e kësaj partie, por zbulimi i mjeteve përgjuese në zyrat e qeverisë dëshmon për dobësinë e saj. Bëhet e ditur se mjetet e përgjimit në kryeministrisë së Turqisë janë vendosur në një prej kapsulave të fikjes së zjarrit.

Artikulli paraprakNikolic: Serbia kurrë në NATO
Artikulli vijuesLinjë hekurudhore Shqipëri-Kosovë