Kashmir, forcat e sigurisë të Indisë vrasin demustruesin 17 vjeçar

Një person i moshës 17 vjeçare u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën sot në mëngjes nga zjarri që hapën grupet paramilitare indiane mbi demonstruesit në Narbal në rrethin Budgam në pjesën indiane të Kashmirit.
 
Që nga vdekja e nxënësit të shkollës së mesme Suhail Ahmed Sofi, përplasjet midis protestuesve dhe forcave të armatosura indiane janë intensifikuar. Sipas oficerëve të policisë lokale, pjestarët forcave indiane paraushtarake ‘Alpha Company 54’  CRPF hapën zjarr ndaj civilëve të paarmatosur të cilët protestuan për vrasjen e civilëve në Tral Mondayu dhe arrestimin e udhëheqësit të rezistencës së Kashmirit, Masarat Alam.
 
Protestat mbahen në dhjetëra vende, përfshirë Khanyar dhe Nowhattu. Në rajonin e Kashmirit, që ndodhet në Himalaje, kryesisht e banuar me muslimanë, ku ndikimin e tyre ushtrojnë edhe India edhe Pakistani. Që të dy vendet kanë luftuar për supremaci të Kashmirit në tre raste – 1948, 1965 dhe 1971. Që nga viti 1989, lëvizja e rezistencës së Kashmirit në pjesën e kontrolluar nga India është duke luftuar për pavarësi nga administra indiane apo për bashkim me Pakistanin.
 
Më shumë se 70.000 persona thuhet se janë vrarë në përleshjet e deri tanishme, ndërsa India në këtë rajon mban një ushtri prej rreth gjysmë milion njerëz.
Artikulli paraprakHeroi i ditëve tona, plaku nga Prishtina (e vërtetë prekëse)
Artikulli vijuesIslami: Kujdes, agjentët serbë të interesuar për dhunë në protestë