Daçiq e falënderon Putinin për mbështetjen ndaj Kosovës

Gjatë takimit të sotëm me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në një rezidencë afër Moskës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi e ka falënderuar atë për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

“Ju falënderojmë shumë për mbështetjen që ju po e jepni për politikën e Serbisë për Kosovën”, tha Daçiqi, dhe shtoi se “populli i Serbisë e dinë dhe e mbanë në mend se Rusia është miku i tij më i madh”.
Zoti Putin e ka porositur Daçiqin që t’ia transmetoj ftesën e tij për ta vizituar Rusinë, presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, “në çdo kohë që atij i përshtatet”, transmeton REL.
Lideri rus ka theksuar se Rusia “mbetet investuesi më i madh në ekonominë e Serbisë”./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakOperacion antidrogë Shqipëri-BE, në pranga 34 persona, 8 shqiptarë
Artikulli vijuesKatari, ndihmë prej 8 miliardë dollarësh për Egjiptin