Përleshje me armë zjarri në Gjakovë, dy të arrrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Gjakovë, pasi janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje.

Policia njofton se gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka ekspozuar një armë e cila ka rënë në tokë, të cilën më pas e kishte marrë i dyshuari tjetër, ndërkaq ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ferat Bishi’ në Gjakovë.

Arma e tipit “Bereta” është konfiskuar, ndërkaq me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Express

Artikulli paraprakTërmet në jugperëndim të Kinës, të paktën 20 të plagosur
Artikulli vijues“Porno hakmarrëse”! Një rast edhe në Shqipëri