Tërmet në jugperëndim të Kinës, të paktën 20 të plagosur

Sipas të dhënave të qendrës së informimit të qytetit Lincang në provincën Yunnan, tërmeti preku pothuajse 62.000 banorë, dhe në një numër të madh objektesh janë shkaktuar dëme materiale.
 
Të paktën 20 persona janë shtruar në spital për shkak të plagëve të marra nga tërmeti prej 5,5 shkallësh Rihter që goditi provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Rrjeti i qendrave për tërmete tha se të dielën tërmeti goditi komunën provinciale me popullsi të paktë Cangyuan e cila kufizohet me Mianmarin. Sipas të dhënave të qendrës së informimit të qytetit Lincang në provincën Yunnan, tërmeti preku pothuajse 62.000 banorë, dhe në një numër të madh objektesh janë shkaktuar dëme materiale.
 
Ekipet e mbrojtjes civile janë vendosur përgjatë provincës, me në krye Zëvendës Drejtorin e Institutit të Sizmologjisë. Departamenti Administrativ i dërgoi banorëve 1000 tenda, 2000 batanije, dhe 20:00 batanije.
 
Në gusht të vitit të kaluar, më shumë se 600 persona humbën jetën në tërmet të magnitudës 6,5 shkallë që goditi provincën Yunnan. Me këtë rast ishin shkatërruar më shumë se 80.000 objekte banimi.
Artikulli paraprakProtestë në Washington kundra konferencës vjetore të organizatës së lobit hebrenj AIPAC
Artikulli vijuesPërleshje me armë zjarri në Gjakovë, dy të arrrestuar