“Porno hakmarrëse”! Një rast edhe në Shqipëri

“Revenge porn” (Porno hakmarrëse) është një shqetësim real në mbarë botën.

Së fundmi disa shtete në SHBA kanë vendosur të miratojnë ligji për kriminalizimin e këtij krimi.

Në Britani mund të miratohet një ligj që e dënon këtë krim me dy vite burg.

Por ndërsa bota perëndimore po diskuton për këtë problem, një rast i tillë është shënuar në Shqipëri.

Një i ri nga Shkodra ka kërcënuar të dashurën e tij se do i hidhte fotot intime në internet.

A. Gavoçeja, 25 vjeç nga Shkodra, ka kërcënuar Gj.D, 21 vjeç nga Puka.

Policia e Shkodrës thotë se e ka arrestuar të riun.

Artikulli paraprakPërleshje me armë zjarri në Gjakovë, dy të arrrestuar
Artikulli vijuesEuroparlamentari francez: Kosova–çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik