Përligjja e korrupsionit

Qeveria e Kosovës dhe një pjesë e madhe e komunave në vend janë zhytur thellë në dyshime e hetime për korrupsion. Njerëzit të cilët morën votën e qytetarëve për të udhëhequr me vendin e kanë kthyer atë në dobi të tyre personale, e cila bazohet në keqpërdorime të parasë publike dhe tokës së shtetit.

Implikimi në vepra të ndryshme penale ka vënë nën llupën e drejtësisë një zëvendëskryeministër dhe katër ministra.

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh zëvendëskryeministri me “post të ngrirë” Bujar Bukoshi, dy ish-ministrat e Kulturës, Valton Beqiri dhe Astrit Haraçia, i cili njëjtë sikurse Bukoshi ka “ngrirë” postin e zëvendësministrit të Financave, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ish-ministri i Ministrisë së Transportit, Fatmir Limaj, janë duke u hetuar se janë të përfshirë në korrupsion, shkruan “Zëri”.

Madje, nën hetime ndodhet dhe vetë kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, por ky i fundit i akuzuar për trafikim të organeve njerëzore.

Ndërkohë që në Kosovë, çdo ditë e më shumë kemi rritje të numrit të rasteve të të dyshuarve për korrupsion, pikërisht luftimi i kësaj dukurie është edhe kushti kryesor jo vetëm për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, por edhe kushti kryesor që vendi t’i bëjë hapat e parë drejt integrimit në Bashkimit Evropian.kohaislame

Artikulli paraprakMinistri Hoxhaj në Timorin Lindor kërkon njohjen nga ky shtet
Artikulli vijuesRektori Gashi e shkel ligjin