Pacolli: Enver Hasani një gënjeshtar dhe shpirtngushtë

Kryetari i AKR’se dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka reaguar pas intërvistës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Enver Hasani në në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Më poshtë po e sjellim reagimin e Pacollit të shkruar në Facebook pas intervistës.

“Ai më përmendi emrin dhe në këtë kontekst, ndër të tjera, tha se donacionin që e kam bërë për restaurimin e fakultetit filologjik të UP e paskam bërë për interesa të fushatës elektorale!!! E turpshme, jo humane dhe shumë tendencioze një deklaratë e tillë, nga një njeri që është përfaqësues I një institucioni të tillë të Kosovës si Gjykata Kushtetuese, aty ku duhet të jesh I sinqertë, aty ku nuk duhet të përdoren thashethemet dhe supozimet.

Në këtë kontekst, z.Hasani më mbete një borxh. A nuk është supozim apo gënjeshtër e juaja, kur e thoni këtë, apo keni dëshmi se ka ndodhur ashtu siç e lansuat?

Jeni kryetar I Gjykatës Kushtetuese z.Hasani. Ju e bëni interpretimin e aktit më të lartë juridik të shtetit. A thua edhe vendimet e juaja bazohen në supozime, në mite, thashetheme? Ju them se në Rubikon ju thatë diqka për të cilën duhet të kërkoni falje.

Për zotin Hasani dhe të gjithë që mendojnë sikur ai, ju them se donacioni në fjalë e ka pasur vetëm një qëllim: përmirësimin e kushteve mësimore për studentët e Universitetit historik të Prishtinës. Po të ishte për qëllim përfitimi në fushatë elektorale, zoti Hasani që e bën shpeshherë hipokritin, e di mjaft mirë, se investimi do të orientohej për shembull diku tjetër, ku direkt ndikohet në përfitimin e votave.

E pyes z.Hasani se ku bazohet ai kur thotë se unë e paskam bërë për fushatë zgjedhore?

Në kohën kur është nënshkruar kontrata, ai pa lejen time e ka thirrur konferencën për shtyp, dhe kam qenë I befasuar kur kemi dalë në një sallë tjetër dhe para gazetarëve, duke marrë rolin e heroit kryesor deklaron se po e bën mbindërtimin e fakultetit filologjik. Pra ai vet e ka lansuar në opinion dhe jo unë.

Ju e dini se në Kosovë unë kam ndërtuar edhe një Universitet tjetër në formë donacioni, Universitetin Amerikan. E kam ndërtuar pas luftës, në kohën kur në mendjen time nuk ekzistonte fare mundësia e përfshirjes në politikë. Për qfar qëllimi e paskam bërë atë donacion në atë kohë z.Hasani???

Zotit Hasani dhe të gjithë njerëzve që mendojnë dhe orkestrojnë skenare në Kosovë iu them se donacoinet që unë I kam bërë në jetë, gjithmonë I kam bërë me qëllimin më fisnik dhe human. Pa asnjë qëllim tjetër.

Nuk kam faj unë, për shpirtngushtsinë e juaj që ju mendoni e veproni vetëm për qëllime personale në kurriz të qytetarëve.

Këtë dhe skenarët tjerë, shpresoj shumë që në mënyrë të sinqertë do ti sqaroni në memoaret e juaja që paralajmëruat se do ti botoni.

Artikulli paraprakRregulla në kohën e fitneve
Artikulli vijuesKurvëria çon në një masakër në Korçë, vriten 4 persona