Përmbytje në Britaninë e Madhe

1 Min Read

Pjesa më e madhe e vendit është e bllokuar

Një pjesë e madhe e Britanisë së Madhe është përfshirë nga përmbytjet.
Situatë që ka detyruar autoritete vendore të paralajmërojnë banorët për të marrë masat e duhura.

Shirat e dendur kanë shkaktuar ndërprerje të trafikut, ndërkohë që banesat dhe bizneset në jugperëndim të vendit gjithashtu janë prekur nga përmbytjet.
Në zonën e Braunton banorët kanë ndihmuar nëpunësit e urgjencës për të vendosur thasët me rërë. Ndërkohë që zjarrfikësit po heqin ujin nga ndërtesat e përmbytura.

Shërbimet e emergjencës në vend kanë paralajmëruar që situata nuk do të ndryshojë për ditët në vijim, dhe se banorët duhet të përgatiten që të përballen me përmbytje të tëra.kohaislame

Share This Article