Stuhia dhe reshjet e shiut që përfshinë mbrëmjen e së shtunës qytetin e Durrësit shkaktuan përmbytje të konsiderueshme në disa nga lagjet dhe rrugët kryesore.
Për më shumë se një orë edhe lëvizja e automjeteve ishte pothuajse e pamundur për shkak të nivelit të konsiderueshëm që arriti uji në disa zona në këtë qytet, lagje dhe rrugë.
Pas pushimit të reshjeve, situata nisi të përmirësohet, megjithatë, në shumë banesa dhe biznese ujrat kanë hyrë brenda duke shkaktuar dëme.
Durrësi shndërrohet në këtë gjendje dhjetra herë çdo vit, duke prodhuar në mënyrë të vazhdueshme kostot për qytetin, familjarët dhe sipërmarrësit.