Përmbytje në Oklahoma dhe Teksas, 17 të vdekur e mbi 40 të zhdukur

Bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas është rritur duke shkuar në 17 të vdekur, ndërsa të paktën 40 persona të tjerë janë të zhdukur.
 
Mediat lokale raportojnë se të zhdukurit kanë humbur përgjatë lumit Blanco, transmeton TCh. Shirat e mëdha kanë goditur edhe Houstonin, qytetin më të madh në Teksas.
 
Ndërkohë, autoritetet vendase shprehen se më shumë se 4 mijë ndërtesa janë dëmtuar, ndërsa rreth 2.500 automjete janë braktisur në vetëm Houston.
 
Associated Press njoftoi se 12 nga viktimat kanë vdekur në Teksas dhe 5 të tjerë në Oklahoma.
 
Stuhia, e cila goditi këto shtete, dërgoi në këto zona reshje të mëdha duke shkaktuar përmbytje masive, ndërsa një tornado në Ciudad Acuna, një qytet në kufi, shkaktoi të paktën 13 persona të vdekur.
 
Artikulli paraprakNga Maqedonia në bankat e Zvicrës janë fshehur mbi 5.2 miliardë dollarë
Artikulli vijuesShaljanët inkurajohen të kultivojnë bimët mjekësore