Përmendja e Kuranit në Bibël

Përmendja e Kuranit në Bibël

Shpesh herë i kemi dëgjuar Kristianët të thonë se ligji Islam është i ashpër i hekurt. Mirëpo ne do duam tiu paraqesim atyre disa fakte nga bibla që tregojnë që Kurani përmendet në bibël.

Përmendja e Kuranit në Bibël
Testamenti i Moisiut për ligjin e Zotit i cili në fillim u shpall në Malin Sinai pastaj do shpallej në malin Paranit në Arabi dhe do ishte një ligj i ashpër i zjarrtë

Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste. Dhe u tha: “Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.

(ligji perterire 33/1-2)

Në këtë verset tregohet se nga Mali i Sinait ishte vendi ku Zoti i foli Mosiut, Ndërsa vendi tjeter qe Zoti do te nxirrte ligj hyjnor do te ishte Parani Arabia e sotme.
Ku ishte Mali Paran?
Te gjithe e dime se Ismaili biri i Ibrahimit Jetoi ne Arabi bashke me nene e tij.

14 Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje.16 Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: “Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!” Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.17 Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: “Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.18 Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh”.19 Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.20 Dhe Perëndia ishte me djaloshin(Ismailin); ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.21 Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti.(Zanafilla 21/14-21)

Po kete gje e deshmon dhe bibla ne nje vend tjeter

22 Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.23 Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.24 Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.25 Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme …(Galatsve 4)

Gjithashtu dihet se pasardhesit e Ismailit ishin arabet prej djalit te tij Kedar.

12 Tani këta janë pasardhësit e Ismaelit, bir i Abrahamit, që egjiptasja Agar, shërbëtorja e Sarës, i kishte lindur Abrahamit.13 Këta janë emrat e bijve të Ismaelit, simbas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,14 Mishma, Dumahu, Masa,15 Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.16 Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve të tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e kombeve të tyre përkatës.17 Por këto janë vitet e jetës së Ismaelit, gjithsej njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.18 (Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri në Shur, që është në lindje të Egjiptit, në drejtim të Asirisë). Ai u vendos në prani të të gjithë vëllezërve të tij.(Zanafilla 25)

Bibla e permend Arabine dhe princat e Kedarit

Ezekiel 27:21 :”Arabia, dhe gjithë Princerit e Kedarit..:
Ndersa ne nje vend tjeter ne bibel thuhet se kopete e Kedarit(Arabise) do behen Kurban per Zotin.

7.”Kopete e Kedarit do të mblidhen rreth teje dhe ti do të zoterosh gjithë deshte e Nebaitit, te cilat Unë do ti pranoj si kurban ne Altarin tim dhe si shenjë adhurimi ndaj shtepise se lavdise Time.”Isaja, kapitulli 60
Zbritja e Kuranit pjese pjese .

25:32.E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur’ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit (dalëngadalë).
Por per kete flet dhe bibla

Isaja 28:10-11 :”Pasi ai duhet te jete mendimi mbi mendimin, mendirni mbi mendim; rreshti mbi rresht. pak ketu e pak atje: me buze te dridhura e me nje gjuhe te huaj ai do’tu drejtohet njerezve
Fjala e pare qe Zoti i tha Muhammedit permes engjellit Gabriel ishte fjala “Ikra” qe do te thote “Lexo”, (Suren 96: 1-5.) Muhammedi, duke qene qe ishte analfabet iu pergjigj: “Une nuk mundem te lexoj”. Kjo shpallje e pare e Zotit profetizohet edhe ne bibel

Bibla thote

Isajan 29:12:” Dhe libri dot’i jepet atij qe nuk eshte i mesuar me fjalet : Lexoje kete: Vetem ty te lutem dhe ai do te thote: Une nuk jam i mesuar. ”
Ne Kuran

-96. ‘Alek 1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). 2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). 3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari! 4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. 5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

Bibla tregon se kush erdhi me emrin e Zotit mbas ikjes se Jezusit.

39 Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: “I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!””. Matthew 23:37)”
Bibla tregon per Kuranin se ai do te jete ne gjuhe te huaj per hebrejte.

Isaja 28:10-11 :”Pasi ai duhet te jete mendimi mbi mendimin, mendirni mbi mendim; rreshti mbi rresht. pak ketu e pak atje: me buze te dridhura e me nje gjuhe te huaj ai do’tu drejtohet njerezve

Pervec se do jete gjuhe e huaj do jete dhe gjuhe e paster dhe me kete gjuhe njerzit do ti drejtohen Zotit te bashkuar ne falje.

Librin e Zefanise 3-9 “Ndaj une do tu jap njerezve nje gjuhe te paster qe ata te mund t’i drejtohen Perendise me nje ze dhe ti sherbejne Atij te bashkuar”.

Myslimanet ne tere boten i drejtohen Zotit, i thone Lutjet dhe sherbesat fetare vetem ne nje gjuhe, ne arabisht. Edhe ky unitet gjuhesor eshte profetizuar .

Isai 42/8. “Kendojini Perendise një këngë te re, levdojeni atë nga tërë cepat e botës…” E pra nuk ishte gjuhe arabe ajo qe zbriti kurani.

20:113.Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur’ani) t’u sjellë atyre përvojë mësimi.

26:195.(Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.

26:196.Dhe se ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.

nuk eshte Kurani libri i shkrujatur Brenda dhe Perjashte?

Thuhet ne Bibel

1 Pastaj pashë në dorën e djathtë të atij që rrinte ulur mbi fron, një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.(el fatihaja)Zbulesa – Kapitulli 5

Bibla thote eshte i vulosur me shtate vula.

Allahu thote ne Kuran
15:87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten edhe Kur’anin e madhërueshëm.

Surja El fatiha eshte surja hapese e Kuranit
1:1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!1:2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!1:3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!1:6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!1:7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!

Surja Mbyllese e Kuranit eshte surja En-Nas

114 :1Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!114:2. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!114:3. Sunduesin e njerëzve,114:4. Të adhuruarin e njerëzve,114:5. Prej të keqes së cytësit që fshihet.114:6. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,114:7. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.

Prandaj e puth Kuranin Papa

Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. I Korintesave 13/8-10)

Bibla kishte ardhur ne kohen qe flitet ne kete varg.Po kush “Persosmeri” pritej te vije dhe te shfuqizonte ate qe ishte e pjesshme.Nese do behej fjale per Dhiaten e re do thuhej se erdhi Persosmeria dhe u shfuqizua ajo qe ishte e pjesshme.Por bibla flet ne kohen e ardhme “Kur te vije Persosmeria” ajo qe eshte e pjeshme “do te shfuqizohet”.Autori qe shkruan keto fjale priste te vinte Persosmeria edhe mbas dhiates se re dhe te shfuqizonte ate qe ishte e pjesshme.
Kurani ishte “Persosmeria” qe do vinte dhe do anullonte librat qe kane shkruar njerzit me doren e tyre e kane thene libri Zotit=letrat e Palit.

Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.5/3

11:1.Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.

Edhe tek Zbulesa permendet qe mos vuloset ky liber pasi dicka po vjen me kohen

dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!”. 10 Pastaj më tha: ”Mos i vulos fjalët e profecisë së këtij libri, sepse koha është afër.Zbulesa 22

Sepse libri i Vulosur do te ishte

11 Pastaj pashë në dorën e djathtë të atij që rrinte ulur mbi fron, një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.Zbulesa 4

15:87.Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm.

33:40.Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.

26:196.Dhe se ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm

Po ashtu Bibla thote

“Dhe Ai(Zoti) do të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë juve, të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës. Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: “Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t’ju thotë!(Veprat 3/20-22)
Kush i reperteriu te gjitha mesimet e profeteve te Zotit mbas Jezusit pervec profetit Muhamed a.s?Askush.

6:34.Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s’ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).

23:44.Ne më pas dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo, çdo herë që një popull i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njërin pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!
13 Unë shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retë e qiellit po vinte dikush që i ngjante një Biri njeriu(Jezusi); ai arriti deri te i Lashti i ditëve(Muhamedi a.s) dhe iu afrua atij.14 Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t’i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë”.(Danieli 7)

Artikulli paraprakJa çfarë tha Dr. Isaac Canon Taylor për Islamin në vitin 1887
Artikulli vijuesNë prag të vdekjes të gjithë pendohen