Përmirësimet e "Chrome"-it për "Android"

Versioni “Android” i kërkuesit të njohur “Chrome” të “Google”-it është azhurnuar në versionin numër 18.0.1025308 dhe tani është në dispozicion që të merret për të gjithë ata që në pajisjen e tyre kanë versionin e platformës “Android 4.0 Ice Cream Sandwich”, apo ndonjë më të re.

Versioni i ri i aplikacionit vjen me një seri përmirësimesh të sigurisë, si dhe me disa përmirësime të stabilitetit, bën të ditur “Google”. Në iteracionin e ri të këtij aplikacioni, video kontrollet e “Youtube”-it tani punojnë në regjimin e ekranit të plotë. Për më tepër, video përmbajtja do të vazhdojë që të riprodhohet edhe pasi që ekrani të kyçet/shkyçet. “Third-party IMEi” pritet që të punojë më mirë me “Chrome”, falë përmirësimeve të ndryshme që janë bërë./kosovasot/kohaislame

Artikulli paraprakNikoliç: Askush s'mund të na e marrë Kosovën
Artikulli vijuesErdogan: Çdo familje boshnjake të ketë së paku 5 fëmijë