Një Obama imponues vuri rivalin e tij republikan, Mitt Romney në pozita mbrojtëse në çështjet e politikës së jashtme, duke shënuar një fitore solide në debatin e tyre të tretë dhe të fundit vetëm 15 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Obama shfaqi përvojën e një “kryekomandanti” duke shpjeguar politikën amerikane nën udhëheqjen e tij dhe duke sulmuar pikëpamjet dhe propozimet e Romneyt, ish guvernator i Massachusettsit por me pak përvojë në çështjet jashtë shtetit amerikan.
Romney përfundoi duke mbështetur pjesën më të madhe të politikave të administratës Obama në të cilat përfshiheshin pikat e nxehta, si lufta civile në Siri dhe parandalimi i Iranit në krijimin e një arme bërthamore, duke i dhënë Presidentit avantazhin në këtë debat.
Romney duartrokiti arritjen e Obamës në vrasjen e Osama Bin Ladenit dhe udhëheqëve të tjerë të Al Kaedës, por këmbënguli se “nuk kishte rrugë tjetër vec kësaj në këtë çështje”. Përkundrazi, ai propozi për “një strategji gjithëpërfshirëse” për të ulur ekstremizmin e dhunshëm në Lindjen e Mesme.
Obama u përgjigj duke kritikuar kundërshtarin e tij në një sërë çështjesh të politikës së jashtme, duke pretenduar se Romney kishte favorizuar pozitat që dëmtonin Shtetet e Bashkuara apo ka shprehur ndonjëherë pikëpamje kontradiktore.
Ky ishte debati i tretë dhe final mes dy kandidatëve rreth 15 ditë nga data e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.kohaislame
You Might also Like
Së paku 20 refugjatë mbyten pranë Sicilisë
Të paktën 20 emigrantë sot kanë humbur jetën në det në afërsi të bregut të…
By
Redaksia
1 Min Read
Asadi bën propagandë që kryengritësit të cilësohen terroristë
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, iu drejtua zyrtarisht Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt-Presidenca: Vendosmëri absolute ndaj akteve të dhunës
Presidenca egjiptiane deklaroi dje se forcat e rendit do të vepronin me një vendosmëri të…
By
Redaksia
1 Min Read
Irak, 42 të vdekur nga shpërthimet në seri
Një seri shpërthimesh të bombave kanë ndodhur në Irak, gjatë së hënës, duke vrarë të…
By
Redaksia
2 Min Read
Selfie, drogë e armë, i burgosuri shqiptar shokon Austrinë
Kushtet e jetesës në burgjet austriake duket se janë jashtëzakonisht të mira, pasi të burgosurit…
By
Redaksia
1 Min Read
Zgjedhjet rajonale, francezët i thonë “jo” ekstremit të djathtë
E djathta ekstreme franceze, Fronti Kombëtar (FN), humbi zgjedhjet rajonale, që përfunduan dje. Këto rezultate,…
By
Redaksia
1 Min Read
