Ministri serb Mrkiç, takon sot Berishën e Panaritin

TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, z. Ivan Mrkiç, zhvillon sot një vizitë pune në Tiranë, gjatë së cilës do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri të ditur se kjo vizitë zhvillohet në vijim të takimit që dy ministrat e Jashtëm zhvilluan në Nju Jork, ku u ra dakord për ripërtëritjen e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite do të diskutohet mbi stadin aktual dhe mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë kuadrin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal dhe në atë të organizatave ndërkombëtare ku vendet tona janë palë.bw/kohaislame

Artikulli paraprakPërplasen për politikën e jashtme
Artikulli vijuesGreqi, hapet kursi i parë i gjuhës shqipe në bashkinë Dhomoko