Një Obama imponues vuri rivalin e tij republikan, Mitt Romney në pozita mbrojtëse në çështjet e politikës së jashtme, duke shënuar një fitore solide në debatin e tyre të tretë dhe të fundit vetëm 15 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Obama shfaqi përvojën e një “kryekomandanti” duke shpjeguar politikën amerikane nën udhëheqjen e tij dhe duke sulmuar pikëpamjet dhe propozimet e Romneyt, ish guvernator i Massachusettsit por me pak përvojë në çështjet jashtë shtetit amerikan.
Romney përfundoi duke mbështetur pjesën më të madhe të politikave të administratës Obama në të cilat përfshiheshin pikat e nxehta, si lufta civile në Siri dhe parandalimi i Iranit në krijimin e një arme bërthamore, duke i dhënë Presidentit avantazhin në këtë debat.
Romney duartrokiti arritjen e Obamës në vrasjen e Osama Bin Ladenit dhe udhëheqëve të tjerë të Al Kaedës, por këmbënguli se “nuk kishte rrugë tjetër vec kësaj në këtë çështje”. Përkundrazi, ai propozi për “një strategji gjithëpërfshirëse” për të ulur ekstremizmin e dhunshëm në Lindjen e Mesme.
Obama u përgjigj duke kritikuar kundërshtarin e tij në një sërë çështjesh të politikës së jashtme, duke pretenduar se Romney kishte favorizuar pozitat që dëmtonin Shtetet e Bashkuara apo ka shprehur ndonjëherë pikëpamje kontradiktore.
Ky ishte debati i tretë dhe final mes dy kandidatëve rreth 15 ditë nga data e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.kohaislame
You Might also Like
Egjipti dënon sulmin e Izraelit
Egjipti ka dënuar një sulm të Izraelit në Siri, duke thënë se ai e komplikon…
By
Redaksia
1 Min Read
Presidenti i Turqisë Erdoğan inauguron spitalin turko-somalez
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan bashkë me Presidentin e Somalisë Hasan Shejh Mahmud kanë…
By
Redaksia
2 Min Read
Ukrainë, përkujtohen viktimat e Luftës së Dytë Botërore
Në këtë ceremoni të mbajtur në Kiev së bashku me Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko…
By
Redaksia
3 Min Read
PËRHAPET RREZIKU I ARMËVE KIMIKE NË SIRI
Në Siri ku dhuna vazhdon të sundojë edhe armët kimike përbëjnë rrezik të madh... Navaf…
By
Redaksia
1 Min Read
Arabi Saudite, ekzekutohet magjistari
Ditën e martë, një burrë u ekzekutua me prerje koke, për kryerje të akteve të…
By
Redaksia
1 Min Read
HRW: Abuzime me refugjatët musliman në kampin Mogadishu
Një raport i ri i organizatës, Human Rights Watch, thotë se persona të zhvendosur në…
By
Redaksia
1 Min Read
