Ukrainë, përkujtohen viktimat e Luftës së Dytë Botërore

Në këtë ceremoni të mbajtur në Kiev së bashku me Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon
 
 Të rënët e Ukrainës të Luftës së Dytë Botërore u përkujtuan me rastin e ditës së 8 majit e cila për herë të parë këtë vit u shpall Dita e Përkujtimit dhe Pajtimit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në këtë ceremoni të mbajtur në Kiev së bashku me Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon të cilët kanë vendosur lule në përmendoren e ngritur për nder të atyre që kanë humbur jetën në luftë. Ban Ki-moon gjithashtu është takuar edhe me veteranët e Luftës së Dytë Botërore ku ai ka kryer një bisedë të shkurtër me ta.
 
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara më pas në një deklaratë duke theksuar se mbështet përpjekjet e popullit të Ukrainës shprehu kënaqësinë që është së bashku me popullin e Ukrainës i cili ka luftuar aty kundër sulmeve naziste. Ban Ki-moon duke treguar rëndësinë e kontributit të fitores në Luftën e Dytë Botërore të Ukrainës ai u shpreh se Kombet e Bashkuara dhe vetë ai personalisht mbështet përpjekjet drejt sigurimit të paqes në Ukrainë.
 
Ban Ki-moon tha më tej se: “Ndodhem këtu për të treguar se mbështesim zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore dhe për të mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës. OKB dhe Ukraina janë partnerë të afërt. Ukraina e cila ndodhet  ndërmjet vendeve themeluese të OKB-së në vitin e 24 të pavarësisë me operacione të ndryshme në mbarë botën ka ofruar mbështetje për shumë vende në ruajtjen e paqes. Ndërsa tani nëse Ukraina ka kërkesë për ndihmë nga OKB në drejtim të sigurisë dhe paqes së tyre unë do të bëj çmos për të siguruar atë”.
 
Ndërsa Poroshenko duke falënderuar Sekretarin e Përgjigjëm të OKB-së për përpjekjet individuale ndaj vendit të tij ai ka shprehur  shpresën se edhe me ndihmën e OKB do të parandalohen krizat në lindje dhe tragjeditë njerëzore dhe ka shtuar më tej se nëse do të dërgohen forca paqeruajtëse në lindje do të jetë e mundur reduktimi i tensioneve.
 
Ukraina e cila ka dhënë një humbje të madhe prej 8 milionë personash në luftë, në kohët e fundit ishte një temë debatesh nëse do të organizonte aktivitet me rastin e 9 majit e cila festohet në Rusi si Dita e Fitores. Për këtë arsye Poroshenko këtë vit shpalli 8 majin si Dita e Përkujtimit dhe Pajtimit.kohaislame
Artikulli paraprakTusk përgëzon Cameron, i kërkon që të mbajë në BE Britaninë e Madhe
Artikulli vijuesDiplomat të NATO-së urgjentishtë do të vijnë në Shkup?